Më 20 korrik (sipas stilit të ri) Kisha Ortodokse Bullgare nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Populli ynë e quan festën Ilinden dhe tregon legjendën e mëposhtme: Kur Zoti po shpërndante botën, Shën Ilias iu dha "bubullimat e verës". Për të mbrojtur të korrat, ai kalëron nëpër qiell në një qerre të artë dhe ndjek dragoin sepse ai kullot grurin. Dhe vetëtima është zjarri që del nga vrimat e hundës dhe nga poshtë thundrave të kuajve të tij. Apo shigjetat me të cilat ai përpiqet ta godasë dragoin. Kur është i zemëruar ose i lumtur, Shën Ilia mund të kryejë mrekulli. Dhe në përputhje me aftësitë e shenjtorit, populli ynë e quan atë me emra elokuentë – Grëmovnik, Grëmollomnik, Grëmodoll /emra që kanë të bëjnë me fjalën bullgare “grëm” – bubullimë/
Profeti më i madh biblik nderohet gjithashtu si shenjti mbrojtës i lëkurëpunuesve, gëzofpunuesve, samarxhinjve, tjegullarëve dhe zjarrfikësve, të cilët festojnë sot, së bashku me njerëzit që mbajnë emrin e shenjtorit - Ilia, Ilian, Iliana, Ilinda, Illka, Illko, Illço, Lina, Linda.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: pravoslavieto.com
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..