Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Ftohja po kalon dhe një ngrohje e re fillon në fundjavë

Foto: BGNES

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës – me vranësira. Në disa vende në rajonet malore të Bullgarisë Jugore do të ketë shi dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët, në Fushën e Danubit erë e moderuar nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 28 dhe 33°, në kryeqytet – rreth 29°.

Në male do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe në rajonin Rilla-Rodope do të ketë shira dhe bubullima. Era do të mbetet e moderuar nga perëndimi-veriperëndimi, dhe në pjesët më të larta do të jetë e fortë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 24°, në 2000 metra - rreth 17°.

Do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave pas mesditës. Para mesditës do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi, pasdite - një fllad i lehtë dhe mesatar nga juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 28 dhe 31°. Temperatura e ujit të detit është 23-26°. Dallgëzimi i detit është 1-2 ballë.

Të dielën, reshjet do të ndalen në të gjithë vendin. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimalet do të arrijnë midis 31 dhe 36°.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE e çon Bullgarinë në gjyq për zbatimin jo të plotë të rregullave të shoferëve të dërguar

Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare. Direktiva..

botuar më 25-10-09 5.05.PD

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..

botuar më 25-10-08 7.30.MD
Ivajllo Mirçev

Një ndryshim i jashtëzakonshëm legjislativ hap rrugën për shitjen e Lukoil

“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..

botuar më 25-10-08 4.50.MD