Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sasi rekord kokaine e sekuestruar në makinën e një diplomati në kufirin turk

Foto: Agjencia 'Doganat'

Gjatë operacionit "Orient Expres", oficerët doganorë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” sekuestruan 205.9 kilogramë kokainë — sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në kufijtë tokësorë të Bullgarisë, njofton qendra e shtypit e Agjencisë Doganore.

Tre persona janë ndaluar për trafik të paligjshëm: një shtetas bullgar, një diplomat nga Republika Demokratike e Kongos me rezidencë në Bruksel dhe një shtetase belge.

Më 18 korrik, ditën e aksionit, më shumë se 10 000 makina kaluan përmes pikës kufitare. Lëvizja e tyre ishte nën kontroll të rreptë nga kufiri me Serbinë deri në kufirin me Turqinë.

Automjeti i ndaluar kishte targa diplomatike dhe drejtohej nga shtetasi bullgar. Me të udhëtonin diplomati kongolez dhe një grua me nënshtetësi belge. Ata ishin nisur nga Belgjika me destinacion Turqinë.

Gjatë inspektimit, një qen doganor u ndal tek pesë valixhe, ku u zbuluan 179 pako kokaine të fshehura. Vlera e drogës arrin në 18 milionë euro.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Agjencia "Doganat"



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev dhe Prof. Hristo Pimpirev

Flamuri kombëtar iu dorëzua Ekspeditës së 34-të Bullgare në Antarktidë

Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..

botuar më 25-11-04 3.14.MD

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare: Bankat në Bullgari janë gati për euron

Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...

botuar më 25-11-04 2.28.MD
Rosen Zheljazkov

Kryeministri raportoi një ndryshim pozitiv në opinionin publik për euron

Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..

botuar më 25-11-04 10.59.PD