Bullgaria renditet e dyta në BE për sa i përket rritjes së çmimeve të shtëpive në tremujorin e parë të vitit 2025 me një rritje prej 15.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024, me vetëm Portugalinë që raporton një rritje më të lartë prej 16.3 për qind. Rritja mesatare për BE-në është vetëm 5.7%, gjë që e vendos vendin tonë në grupin e tregjeve më dinamike të pasurive të paluajtshme në Evropë, sipas të dhënave të Eurostat.

Ky bum është veçanërisht i dukshëm në qytetet e mëdha. Sofja mbetet vendi më i shtrenjtë për të jetuar në vendin tonë. Sipas një platforme kryesore të pasurive të paluajtshme, në fillim të vitit 2025 çmimi mesatar i një shtëpie në kryeqytet lëviz midis 1 500 dhe 1 900 euro për metër katror - varësisht nga vendndodhja, lloji i ndërtimit dhe gjendja e pronës. Në disa lagje çmimet madje kalojnë 2 000 euro për metër katror. Megjithatë, në disa vende tashmë vërehen shenja stagnimi ose rënie të lehtë – kryesisht tek banesat në ndërtesat prej paneli dhe pronat në zonat e skajshme të qytetit me qasje të kufizuar në transportin publik.

Pas Sofjes, Plovdivi tërheq interesin më të madh, ku çmimi mesatar i një prone varion midis 1100 dhe 1400 euro për metër katror. Në Varna, vlerat janë midis 1200 dhe 1600 euro, dhe në Burgas - midis 1000 dhe 1300 euro për metër katror. Megjithatë, në vendbanimet më të vogla, çmimet mbeten relativisht të përballueshme, gjë që tërheq njerëzit që kërkojnë qetësiл ose një mundësi investimi jashtë qendrave të mëdha urbane.

Sipas analistëve, ndër faktorët që nxisin bumin e tregut të pronave në vendin tonë janë normat relativisht të ulëta të interesit për kreditë hipotekare. Që nga maji i vitit 2025, vlerat mesatare të tyre lëvizin midis 2.60% dhe 4.20% për kreditë standarde hipotekare në leva.
Presioni demografik në qytetet e mëdha nga studentët, të huajt dhe punëtorët nga provinca, të cilët rrisin kërkesën, gjithashtu ka një ndikim. Sipas disa analistëve, katalizatori aktual për rritjen e çmimeve është edhe frika e njerëzve nga humbja e kursimeve kur të bashkohemi me eurozonën. Megjithatë, në përgjithësi, mbizotërojnë pritjet se euroja do të stabilizojë tregun dhe parashikimet janë se çmimet do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme, por shumë më butësisht dhe në mënyrë të parashikueshme.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, Radio Plovdiv
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..
Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..
Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në korrik, indeksi kishte rënë me 4.7 pikë krahasuar me prillin. Gjatë tetorit, u shënua një rritje e..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë..