Korrja e grurit është përfunduar në 80%. Me një rendiment mesatar prej 586 kg për hektar, janë korrur pothuajse 5.8 milion ton grurë. Mbi 1 milion ton elb janë korrur, me 95 përqind të sipërfaqeve të korrura dhe mbi 220 000 ton fara kolze, me 78% të të korrave. Kjo u tha nga Zëvendës Ministri i Bujqësisë, Janisllav Jançev, gjatë festës "Dita e Fushës" pranë Ballçikut.
Për Jançevin, cilësia e të korrave të vjeshtës është shumë e mirë dhe rendimentet janë të mira. "Ky nuk është rasti me të korrat e pranverës - misri dhe luledielli. Thatësira e madhe në qershor do të ketë një ndikim vërtet fatal në rendimente. Ne presim që disa fermerë atje të mos jenë në gjendje të marrin prodhimin e duhur", shtoi Zëvendës Ministri. Ai u bëri thirrje fermerëve të ristrukturojnë bizneset e tyre me ndihmën e mundësive në BE për shkak të ndryshimeve klimatike, njoftoi Ministria e Bujqësisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mzh.government.bg
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes ,..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në..