Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti miratoi ndryshimet në lexim të parë në Ligjin për Miratimin e Euros

Foto: BTA

Nga 8 gushti 2025 deri më 31 dhjetor 2026, çmimet e mallrave dhe shërbimeve duhet të tregohen në leva dhe euro, vendosën deputetët në lexim të parë me ndryshimet në Ligjin për Miratimin e Euros në Bullgari të miratuara në gusht 2024. Gjatë periudhës në fjalë, tregtarët nuk do të jenë në gjendje të rrisin çmimet nëse kjo nuk justifikohet nga faktorë objektivë ekonomikë. Tregimi i dyfishtë i çmimeve në dyqane duhet të jetë i të njëjtës madhësi, lloj dhe ngjyrë, raportoi gazetarja Violeta Ashikova. Deri në fund të vitit 2026, tregtarët me xhiro të mëdha, që tregtojnë produkte ushqimore, pije alkoolike dhe joalkoolike, produkte duhani, produkte joushqimore dhe farmaceutike, janë të detyruar të publikojnë në faqet e tyre të internetit në ditën e fundit të çdo jave pune informacion në lidhje me çmimet përfundimtare të shitjes së produkteve nga shporta e madhe e konsumatorit.

Ndryshimet u mbështetën nga GERB-SDS, "DPS-Fillimi i Ri", "BSP - E Majta e Bashkuar", ITN dhe një i pavarur. Opozita shprehu rezerva në lidhje me tekstet. PP-DB pa në projektligjin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave një rrezik të madh për ekonominë bullgare. Sipas deputetit Atanas Atanasov, "ky ligj shfuqizon ekonominë e tregut".

Pritet që ndryshimet të miratohen në lexim të dytë.

Lexoni më tepër në arkivin tonë:

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme; në disa zona, moti do të jetë kryesisht me diell . Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi..

botuar më 25-10-09 7.25.MD
Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov

Blegtorët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov

Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..

botuar më 25-10-09 5.57.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare bleu 2 tonë ar për adoptimin e euros

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një vendim për futjen e euros në Bullgari që nga 1 janari 2026. Transaksionet u kryen në tregjet..

botuar më 25-10-09 2.11.MD