Edicioni i 31-të i forumit të filmit në kryeqytetin boshnjak nga 15 deri më 22 gusht do të paraqesë 5 produksione me kontribut bullgar. “Yugo Florida” është debutimi artistik i regjisorit serb Vladimir Tagić. Nga ana bullgare, në bashkëprodhimin e Serbisë, Bullgarisë, Francës, Kroacisë dhe Malit të Zi producenti është “Contrast Films”.
“In Hell With Ivo” (“Në ferrin me Ivo”) është një dokumentar nga Kristina Nikollova dhe tregon historinë e artistit ekscentrik Ivo Dimçev, i cili krijon performanca provokuese.
Filmi i tretë me pjesëmarrje bullgare është “9-Month Contract” (“Një marrëveshje 9 mujore”) nga regjisori gjeorgjian Ketevan Uageshvili. Ky është një bashkëprodhim i Gjeorgjisë, Gjermanisë dhe Bullgarisë, i prezantuar nga “Agitprop”.
Dy filmat e tjerë me firmë bullgare janë filmat e shkurtër “Letters” (“Letrat”) nga regjisorja Aysel Küçüksu dhe “Eraserhead in a thurur shopping bag” (“Një gomë në një qese të endur për Pazar”) nga regjisorja Lili Kos.

Titujt u përzgjodhën nga 1036 aplikime të paraqitura, nga të cilat 195 ishin filma artistikë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: https://senseproduction.rs, https://siff.bg
Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..