Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kontingjent ushtarak bullgar u kthye nga misioni i NATO-s në Kosovë

Foto: BTA

Një kontingjent bullgar nga Forca e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë u prit me një ceremoni solemne në Bllagoevgrad, raportoi BTA. Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov përgëzoi ushtarakët për përfundimin me sukses të misionit dhe shtoi se pjesëmarrja e kontingjenteve nga forcat tona të armatosura në operacione të tilla është një shprehje e politikës bullgare, e cila i jep përparësi Ballkanit Perëndimor.


“Ju ishit ambasadorët tanë në një mjedis shumëkombësh dhe treguat se Ushtria Bullgare ka aftësitë për të kontribuar në operacionet paqeruajtëse dhe, nëse është e nevojshme, në operacionet e mbrojtjes kolektive”, tha Atanas Zaprjanov.

Ministri Zaprjanov

Ministri theksoi se jetojmë në një kohë shqetësuese, në të cilën forcat tona të armatosura, përveç operacioneve paqeruajtëse, po përgatiten edhe për mbrojtjen e territorit tonë dhe atij të Aleancës. Ai kujtoi se qeveria dje i ngarkoi atij një angazhim për të deklaruar përmes Komisionit Evropian një prag minimal dhe maksimal të burimeve financiare sipas mekanizmit të tij, të cilat janë përkatësisht 2.7 miliardë euro dhe pak mbi 3 miliardë euro. Paratë do të shpenzohen gjatë 4 viteve të ardhshme për modernizimin e forcave tona të armatosura.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 nëntorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..

botuar më 25-11-03 7.35.MD

Bullgaria mbështetet te konsujt e nderit në vendin tonë për të krijuar partneritete të reja

Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në sferat e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, arsimit, turizmit. Vendi ynë mund të jetë më i dukshëm..

botuar më 25-11-03 6.24.MD

KE kritikon Maqedoninë e Veriut për mospërfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..

botuar më 25-11-03 5.24.MD