Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mbledh elitën botërore studentore të matematikës në një olimpiadë

Univeriteti Amerikan në Bullgari
Foto: BTA

Bullgaria do të jetë qendra e elitës botërore studentore të matematikës, e cila do të mblidhet nga 28 korriku deri më 3 gusht 2025 në Bllagoevgrad për edicionin e 32-të të Olimpiadës më prestigjioze ndërkombëtare të matematikës për studentët - International Mathematics Competition for University Students (IMC). Forumi do të mirëpresë mbi 550 pjesëmarrës nga 143 universitete në 52 vende të botës - SHBA, Kinë, Francë, Gjermani, Singapor, Afrikë të Jugut, Ekuador, Armeni dhe shumë të tjera. Për të 15-tin vit radhazi, mikpritës i tij është Universiteti Amerikan në Bullgari, dhe organizatori i tij është University College London. Pjesëmarrësit - studentë deri në 23 vjeç, të regjistruar në programet e bachelorit, do të garojnë, duke zgjidhur probleme në algjebër, analizë, gjeometri dhe kombinatorikë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë natyrën dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë përmes tureve edukative, duke përfshirë një ekskursion në Manastirin e Rillës.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Universiteti Amerikan në Bullgari



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD