Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mediat moderne në sytë e bullgarit Veselin Vaçkov nga Çekia

Foto: arkiva personale

Nëse duhet të veçojmë tiparet që e dallojnë një bullgar të suksesshëm në Evropën Qendrore, në asnjë mënyrë nuk do të ishte ndonjë biznesmen i madh që shfaqet me një makinë të shtrenjtë dhe një sërë suksesesh materiale. Përkundrazi, imazhi i bullgarit të suksesshëm është ai i një personi që ka grumbulluar njohuri, me interesa në fusha të ndryshme dhe që patjetër ka mësuar në mënyrë të përsosur gjuhën e shtetit që e ka pranuar. Këtu bëhet fjalë për një personalitet me autoritet, i cili jo vetëm që ka fituar besimin e një populli të huaj, por me talent dhe punë ka arritur të ngjitet në pozita drejtuese në konkurrencë me vendasit.

Me një personalitet të tillë është edhe takimi ynë sot – Dr. Veselin Vaçkov, deri vonë drejtor i gazetës më të vjetër dhe më të njohur çeke Lidové noviny, dhe tashmë themelues dhe drejtues i Publiko – një media moderne online informative.

"Unë jam një njeri i medias dhe me përvojë në një gazetë çeke në një pozicion drejtues për më shumë se 20 vjet" – thotë Dr. Vaçkov dhe vazhdon:

"Sigurisht, si çdo start-up, si çdo projekt i ri, edhe rreth Publiko-s ka shumë punë. Prandaj jam mjaft i zënë, gjë që më bën të ndihem mirë. Sipas meje, çelësi për një integrim të mirë dhe për një jetë të plotë në një shtet të huaj është zotërimi i gjuhës dhe përthithja e kulturës. Unë pata fatin, sepse erdha për të studiuar në Universitetin e Karlit dhe i kushtova një vit të tërë mësimit të gjuhës çeke. Arrita një nivel që më dha më pas këtë karrierë në gazetari. Kjo është shumë e rëndësishme; fatkeqësisht, shumë herë bullgarë apo të huaj të tjerë përfundojnë në një mjedis të huaj, duan të përshtaten, por nuk bëjnë përpjekje të mjaftueshme për të mësuar gjuhën. Bullgaria perceptohet si një vend emocionalisht i afërt, ku çekët gjithmonë janë të mirëpritur dhe pikërisht për këtë arsye ata vazhdojnë ta vizitojnë si turistë, por edhe si njerëz të biznesit. Në vendin tonë ka investime serioze çeke. Në fakt, edhe në media, një nga investimet më të mëdha private në vend është pronë e një prej kompanive më të mëdha çeke. Prandaj, marrëdhëniet bullgaro-çeke tani janë pothuajse në kulmin e tyre."

Lajmet e fundit që vijnë për Bullgarinë në Çeki lidhen me pranimin e euros nga viti 2026 nga vendi ynë. Çekia, siç e dimë, ende përdor korunën dhe nuk ka një datë të caktuar se kur eventualisht do të pranojë monedhën e përbashkët evropiane. "Qëndrimet ndaj euros nuk janë edhe aq pozitive, pasi shumica e njerëzve nuk shohin ndonjë përfitim ekonomik nga pranimi i valutës së përbashkët evropiane," – thotë Dr. Vaçkov dhe vazhdon:

"Ndryshe, lajmet nga Bullgaria nuk janë shumë të shpeshta, por në media kjo është më tepër një gjë e mirë, sepse shumica e lajmeve që kërkohen mediatikisht nuk janë aq të mira. Nga vitet e gjata të kaluara si kryeredaktor i një media të vjetër çeke kam mësuar se njeriu duhet të zhvillohet vazhdimisht, të mësojë dhe të përparojë. Në industrinë e mediave gjërat ndryshojnë jashtëzakonisht shumë dhe ajo që kam ditur dhe kam qenë i aftë të bëj dje, nuk është e mjaftueshme sot. Nuk është aspak e lehtë për shkak të ndryshimeve të mëdha teknologjike. Nga ana tjetër, nevoja për të mësuar, për të përvetësuar njohuri dhe aftësi të reja, është një pasuri – të zhvillohesh në një mjedis të tillë. Më jep mundësinë të ndihem më i ri sesa jam," – thotë me një buzëqeshje Dr. Vaçkov.

Megjithatë, profesioni i gazetarit tashmë nuk është aq i kërkuar dhe tërheqës, sidomos për të rinjtë – vëren Dr. Vaçkov. "Për ta është shumë më interesante të jenë influencer, youtuber, blogerë, por jo gazetarë. Nuk e di si do të duket bota nëse zhduket edhe gazetari i fundit. Nuk jam i sigurt që do të jetë më e mirë se kjo e sotmja," – përfundon Dr. Veselin Vaçkov.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: arkiva personale, Facebook: Veselin Vaçkov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Piktori i ri Nikollas Stoiçkov: E mira është gjithashtu një lloj arti

Nikollas është 15 vjeç. Ai është piktor i vetmësuar, por pjekuria në krijimtarinë e tij dhe forca e shpirtit të tij ngjallin admirim te çdo person që prek talentin e tij. Ai është një njeri që zhvillon beteja të brendshme dhe vazhdon përpara edhe në..

botuar më 25-10-18 10.05.PD
Denica Petrova

Denica Petrova dhe jeta e saj në Edinburg, e përkushtuar ndaj dijes

Universiteti i Edinburgut është i katërti më i madh në Mbretërinë e Bashkuar, i hapur që në vitin 1583. Për 57 vite me radhë, rektor i tij ishte Shkëlqesia e Tij, Princi Filip, ndërsa që nga viti 2011, këtë rol e mban vajza e tij, Princesha Ana. Një rol..

botuar më 25-10-16 7.30.PD

Ina Sotirova për rrugëtimin e saj drejt Xhamajkës, mangon me erë dhe kinemanë

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve që jetojnë në ishullin e Xhamajkës. Por si dëshmi se është vështirë të gjesh një vend në botë ku të mos ketë të paktën një bashkatdhetar, së fundmi biseduam me regjisoren Ina Sotirova, e cila prej 10..

botuar më 25-10-12 9.10.PD