Mbi 95% prej zjarreve në vend janë për shkak të neglizhencës ose qëllimit, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov, pasi inspektoi masat në vend të marra nga shtabi operativ për t'u përballur me katastrofën në rajonin e Strumjanit.
Falë organizimit të mirë dhe bashkëveprimit në kuadër të Mekanizmit të Ndihmës së Ndërsjellë të BE-së dhe pjesëmarrjes së ekipeve ajrore të zjarrfikësve nga Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Franca dhe Suedia, do të jemi në gjendje të përballemi me këto zjarre në të ardhmen e afërt, tha Kryeministri, duke shtuar se, për fat të keq, presim zjarre të reja në gusht.
Mendoj se kabineti duhet të organizojë një takim në të cilin presidenti, në një kohë të përshtatshme për të, duhet të vijë që të flasim për bashkëveprimin midis institucioneve, siç duhet të jenë sipas Kushtetutës, dhe për tonin e mirë të nevojshëm, tha Zheljazkov për mediat në lidhje me kritikat e Presidentit Rumen Radev për gatishmërinë e shërbimeve për t'u përballur me zjarret.
Blerja e avionëve zjarrfikës është një proces kompleks dhe zgjat 3 vjet në rastin më të mirë. Dhe nuk ka asnjë mënyrë që të vazhdojmë me një proces të tillë pa një analizë të re të Forcave Ajrore, tha gjithashtu Kryeministri.
Gjatë 24 orëve të fundit, 167 zjarre janë shuar në vend, njoftoi Ministria e Brendshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë..