Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 23°, në Sofje – 17°. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të përkohshme. Pas mesditës, do të zhvillohen vranësira mbi Bullgarinë Jugore dhe Lindore dhe në disa vende të caktuara do të ketë reshje për një kohë të shkurtër. Do të ketë një erë të dobët, të moderuar veriperëndimore në Fushën e Danubit, Ultësirën e Epërme Trake dhe Luginën e Strumës. Temperaturat maksimale do të jenë midis 27 dhe 32°, për kryeqytetin do të jenë rreth 26°.
Mot me diell do të mbizotërojë përgjatë bregdetit të Detit të Zi, me rritje të përkohshme të vranësirave. Në orët e mëngjesit, do të ketë ende reshje të lehta përgjatë bregdetit jugor, dhe pas mesditës do të bjerë shi në vende të ndara përgjatë bregdetit verior të Detit të Zi. Do të fryjë një erë e moderuar nga veriu-veriperëndimi, e cila do të orientohet nga lindja-verilindja dhe do të dobësohet pas mesditës. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 27 dhe 30°. Temperatura e ujit të detit është 25-27°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të mbizotërojë moti me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira kryesisht mbi masivet në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, në rajonin e maleve Rodope të shoqëruara me bubullima. Një erë e dobët, e moderuar jugperëndimore do të fryjë në pjesët më të larta. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 24°, në 2000 metra - rreth 17°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: arkiv
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..