Fushata informuese për futjen e euros në Bullgari është vonuar, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. "Ky është një ndryshim i madh dhe njerëzit kanë frikë nga ndryshimi", shtoi ai. I pyetur nëse çmimet e tregut mund të vuajnë, Donçev kujtoi se niveli i tyre varet nga sjellja e secilit agjent, përfshirë blerësit.
"Ekzistojnë rreziqe si në konvertimin e monedhës ashtu edhe në këmbimin e monedhës. Jam shumë i shqetësuar për aktivizimin e kontingjentit kriminal dhe këtu mbështetem në të gjitha aktivitetet përgatitore që po kryhen, përfshirë edhe me kolegët nga Ministria e Brendshme, që të kenë efekt dhe të mos shkaktojnë probleme. Sigurisht, tregtarët madje përdorin ndryshimin e stinëve dhe festave për të na shitur diçka që nuk jemi të sigurt nëse na duhet. Si nuk do ta përdorin këmbimin e monedhës?", theksoi zëvendëskryeministri.
Pasi bankat u bënë thirrje qytetarëve që mbajnë leva në para të gatshme t'i depozitojnë ato në një llogari për lehtësi më të madhe para futjes së euros, statistikat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) tani raportojnë se në qershor depozitat e sapohapura në leva arritën në 172 milionë euro. Kjo është 22.5% më shumë se në maj dhe 20% më shumë se një vit më parë. Shuma e fondeve të depozituara nga familjet tani ka arritur në mbi 45 miliardë euro.
Lexoni më tepër mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNT
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..
Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..