Kuvendi Popullor vendos kontroll të shtuar mbi çmimet për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga data 8 gusht 2025. Këtë vendim e morën deputetët me votimin në lexim të dytë të Ligjit për pranimin e euros në Bullgari, raportoi gazetari i BNR, Daniell Inkov. Ata i dhanë një periudhë lehtësuese bizneseve deri më 8 tetor, gjatë së cilës të fusin etiketimin e dyfishtë dhe faturat me çmime në leva dhe euro.
Sipas teksteve të votuara, Këshilli i Ministrave mund të miratojë kundërmasa të përkohshme në rast të një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve thelbësore. Kjo vlen për bukën, qumështin, vezët, miellin, vajin, ujin e pijshëm, si dhe energjinë elektrike dhe ngrohjen për nevojat familjare, ilaçet me recetë që nuk rimbursohen nga Fondi i Shëndetësisë dhe produktet themelore të higjienës personale.
Tregtarëve që formojnë çmimet në mënyrë të pandershme gjatë periudhës së etiketimit të dyfishtë në leva dhe euro do t’u vendosen gjoba nga 5 mijë deri në 1 milion leva, vendosën gjithashtu deputetët. Një vendim tjetër përcakton që rrjetet e mëdha të shitjes me pakicë duhet të publikojnë çmimet përfundimtare të shitjes së mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga shporta e madhe e konsumatorit në faqet e tyre të internetit çdo ditë.
Lexoni më tepër mbi temën nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..
Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë..