Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë fundjavës, temperaturat e ditës do të rriten

Foto: BTA

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, rreth dhe pas mesditës me vranësira. Kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore, do të ketë shi dhe bubullima. Do të ketë erë të dobët, në Bullgarinë Lindore një erë të moderuar nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 29 dhe 34°, për kryeqytetin do të jetë rreth 30°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, do të jetë kryesisht me diell. Do të ketë erë të dobët, në pasdite një erë të moderuar nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 28 dhe 30°. Temperatura e ujit të detit është 26-27°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë me tendencë rritjeje.

Në male, do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës, do të zhvillohen re vranësira dhe në rajonin Rilla-Rodope dhe pjesën perëndimore të Stara Pllanina do të ketë shi dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët dhe mesatare nga lindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 25°, në 2000 m - rreth 17°.

Të dielën, moti do të mbetet pa ndryshime të ndjeshme. Maksimumet do të jenë midis 30 dhe 35°.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kapaciteti i energjisë diellore në vend është i barabartë me 4 reaktorë të mëdhenj bërthamorë

Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..

botuar më 25-10-07 12.59.MD

Bullgarët do të vazhdojnë të punojnë për pagën minimale më të ulët në BE

Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..

botuar më 25-10-07 12.01.MD

Bullgaria, së bashku me 12 vende të tjera, merr pjesë në një stërvitje kundër minave në Detin e Zi

Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..

botuar më 25-10-07 9.57.PD