Hyrja e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari 2026 nuk do t'i bëjë pushimet më të shtrenjta. Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Çmimet për vitin 2026 tani po përcaktohen, shtoi eksperti. Nuk ka më turistë budallenj, është kategorik Draganov dhe thekson se me miratimin e euros duhet të ketë një ulje të çmimeve të taksive dhe shërbimeve shtesë. Euroja do të na bëjë të orientohemi në mënyrë që të ketë më shumë euro. Nëse dikush ka dhoma bosh në hotel sot, atëherë ai nuk i përgjigjet në mënyrë adekuate konkurrencës, tha gjithashtu ai.
Në çdo restorant bullgar ka sallatë greke, por në asnjë restorant grek nuk ka sallatë Shopska. Nuk ka reklamë të tillë falas askund në botë, vuri në dukje drejtori i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Sipas tij, arritjet e Turqisë në shërbimin all inclusive janë për shkak të faktit se komplekset ku ofrohet ai ndodhen jashtë zonave të populluara, ku nuk ka restorante të vogla dhe familjare. Në Bullgari, ne heqim dorë nga ky shërbim sepse jemi më të përgjegjshëm për ushqyerjen, thekson Draganov.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Pak minuta para se të fillonte leximi i dytë - përfundimtar - i buxhetit të shtetit për vitin 2026 në Asamblenë Kombëtare, kreu i forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS, Bojko Borisov, ndaloi procedurën, duke e kthyer projektligjin për rishikim..
Nën emrin BGBizHub, sipërmarrësit bullgarë në Berlin kanë bashkuar forcat për të promovuar dhe zhvilluar bizneset e tyre vendase në Gjermani. "Si çdo biznes tjetër - jo vetëm në Berlin dhe jo vetëm biznesi bullgar, aktualisht po përballemi me disa..
Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve..