Bullgaria, si një vend kufitar i jashtëm i BE-së, ka filluar të luajë një rol kyç në pranimin e refugjatëve nga Ukraina, thotë një raport i OKB-së, raporton BTA.
Deri më tani, vendi ka pranuar mbi 2.3 milionë refugjatë nga Ukraina, por shumica kanë kaluar tranzit. Qeveria bullgare u ka ofruar mbrojtje të përkohshme mbi 204 000 prej tyre, kryesisht gra dhe fëmijë, thotë raporti i Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. Që nga shkurti i vitit 2025, autoritetet bullgare u kanë ofruar mbrojtje të përkohshme rreth 75 250 ukrainasve, ndërsa në vitin 2022 ata kanë qenë 67 000. Në vitin 2024, mbi 2579 ukrainas kanë marrë shtetësinë bullgare.
Bullgaria vazhdon të jetë një pikë kryesore hyrëse për azilkërkuesit nga rajone të tjera të prekura nga konflikti, thotë gjithashtu raporti. Në vitin 2024, Agjencia Shtetërore Bullgare për Refugjatët ka regjistruar 12 250 azilkërkues, kryesisht nga Siria dhe Afganistani. Ndërsa në vitin 2023, janë regjistruar rreth 22 500 persona me një status të tillë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..