Filialet e Lukoil në Bullgari janë nën një presion të paparë dhe kompania po shqyrton shitjen e aseteve në vend, tha ambasadorja ruse në Sofje Eleonora Mitrofanova në një intervistë me RIA Novosti shtetërore.
Qarkullimi tregtar midis Rusisë dhe Bullgarisë në vitin 2024 është 1 miliard dollarë, që është 74% më pak se në vitin 2023, tha Mitrofanova, duke cituar Institutin Kombëtar të Statistikave në Sofje. "Për herë të parë, ne nuk jemi ndër 10 partnerët më të mëdhenj të Bullgarisë", tha ambasadorja, duke fajësuar regjimin e sanksioneve kundër agresionit rus në Ukrainë për këtë.
Ajo pretendon se Bullgaria nuk mund të zëvendësojë të gjitha njësitë dhe përbërësit rusë të pajisjeve të centralit atomik “Kozlloduj”, megjithëse po kërkon analoge në Shtetet e Bashkuara, Republikën Çeke dhe Hungari.
Pavarësisht mungesës së fluturimeve direkte, mbi 50 000 turistë rusë kanë vizituar Bullgarinë në vitin 2024. Kjo është 10 herë më pak se në vitin 2019, thotë Mitrofanova dhe arrin në përfundimin se turistët bullgarë në Rusi kanë qenë gjithmonë një numër i papërfillshëm.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ambasada e Rusisë në Bullgari
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..