Një kontingjent ushtarak i Ushtrisë Bullgare u nis për një mision paqeruajtës në Kosovë, njoftoi korrespondenti i BNR nga Shumeni, prej nga sot u përcollën zyrtarisht 97 ushtarakë (90 burra dhe 7 gra). Kontingjenti bullgar është pjesë e komandës rajonale "Perëndimi" në kuadër të forcave stabilizuese të NATO-s në Kosovë, dhe vjen nga Komanda e Brigadës së 5-të.
Pjesa kryesore e kontingjentit është formuar nga batalioni i 29-të i mekanizuar, që bën pjesë në përbërjen e Komandës së Brigadës së 5-të në Pleven. Gjithashtu marrin pjesë edhe ushtarakë nga Brigada e 61-të e mekanizuar në Karllovo, regjimenti i 4-të i artilerisë në Asenovgrad, si dhe ushtarakë nga Komanda e Përbashkët e Forcave, Akademia Ushtarake Mjekësore dhe Policia Ushtarake – Varna.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e MbrojtjesMe thirrje “Jo euros”, rreth njëqind mbështetës të partisë “Vëzrazhdane” u mblodhën në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) në Sofje. Veprimtaria u organizia për shkak të vizitës së planifikuar zyrtare të kryetares së..
Teorikisht, është e mundur që Bullgaria të aplikojë edhe për pagesën e tretë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2025, njoftoi në një intervistë për BNR komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis. Ai tha se..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..