Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16 gusht dhe është e hapur për të gjithë turistët dhe dashamirët e natyrës. Pritet pjesëmarrje rekord nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe nga brendësia e Serbisë.
Itinerari është rreth 20 kilometra i gjatë, me një diferencë lartësie në ngjitje dhe zbritje në malin Dukat prej 950 metrash. Rruga është pjesërisht rrethore dhe nis nga vendi i quajtur “Obe Reke”, pranë kishës së fshatit Cërnoshtica. Pas ngjitjes në majë, itinerari përfundon te kisha “Shën Pjetri dhe Pali” në zonën e quajtur “Soboreshte”, ku do të organizohet një drekë falas për pjesëmarrësit. Organizatorët kanë përgatitur gjithashtu një program kulturor-argëtues, si dhe dhënien e certifikatave të mirënjohjes dhe çmimeve për të gjithë ata që arritën ta përfundojnë itinerarin.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..