Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 23°, në Sofje – 16°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet juglindore mesatare, nga lindja-verilindja. Temperaturat ditore do të rriten edhe më shumë. Maksimalet do të jenë nga 32 deri në 37°, ndërsa në kryeqytet rreth 33°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë në pjesën jugore të bregdetit nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 28 dhe 32°. Temperatura e ujit të detit është 26-27°. Dallgëzimi i detit do të arrijë deri në 2-3 ballë.
Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 26°, ndërsa në 2000 metra rreth 20°.
Të dielën, moti i thatë do të vazhdojë me temperatura të larta tipike për gushtin. Era do të mbetet nga lindja-verilindja, kryesisht e lehtë dhe do të qetësohet gjatë natës. Termometrat do të tregojnë mes 33 dhe 38°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..