Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk është e qartë se kur SHBA-të do t'i dorëzojnë Bullgarisë gjashtë avionët e mbetur luftarakë F-16

Foto: Ministria e Mbrojtjes

Nuk ka një orar të qartë për dorëzimin e gjashtë avionëve të mbetur luftarakë F-16 Block 70 në Bullgari. Kjo u tha në një përgjigje me shkrim nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në përgjigje të një pyetjeje nga deputeti Ivajllo Mirçev. Ministri saktësoi se mbërritja e avionëve luftarakë varet nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe vendet e NATO-s. Ndër kërkesat që e ndërlikojnë planifikimin e datave është nevoja për të ruajtur një furnizim të vazhdueshëm me karburant gjatë fluturimeve mbi oqean dhe mundësia e formimit të një grupi avionësh për të fluturuar nga SHBA-të në Evropë. SHBA-të kanë një numër të kufizuar avionësh për të furnizuar avionët luftarakë gjatë fluturimeve mbi oqean, raportoi gazetari ynë Dobromir Videv.

Në prill dhe qershor, Bullgaria mori dy avionët e parë luftarakë F-16. 6 avionët e mbetur sipas kontratës së parë duhet të jenë në vendin tonë deri në fund të vitit 2025. Sipas kontratës së dytë, 8 të tjerët duhet të jenë në vendin tonë deri në fund të vitit 2027.

Sipas kontratës, avionët e parë F-16 duhej të dorëzoheshin në Bullgari në vitin 2023, por për shkak të krizës së Covid, afati u zgjat me pothuajse dy vjet.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Ministria e Mbrojtjes



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD