Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avionë luftarakë gjermanë eskortuan një aeroplan nga Sofja deri në Londër pas një alarmi të rremë në numrin 112

Foto: BTA-arkiv

Avionë luftarakë gjermanë eskortuan një avion Boeing 737 të kompanisë ajrore Ryanair nga Sofja drejt Londrës, me 174 pasagjerë në bord. Incidenti ndodhi më 11 gusht. Eskortimi u krye pas marrjes së një alarmi në numrin emergjent 112 nga një qytetar, i cili deklaroi se në bord ndodhej një palestinez që kishte ndërmend të bënte "gjëra të këqija", raportoi agjencia BTA.

Qendra e Koordinimit e Aeroportit “Vasill Levski” në Sofje dhe Kontrolli i Trafikut Ajror u informuan menjëherë. Në atë moment, avioni ndodhej mbi territorin e Serbisë. Komandanti i fluturimit dhe kompania ajrore vendosën të mos bëjnë ulje emergjente, por të vazhdojnë fluturimin drejt Londrës.

Masa shtesë sigurie janë futur me vendim të Shtabit të Krizave të Aeroportit “Vasill Levski”, njoftoi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve Grozdan Karaxhov në përgjigje të një hetimi të BTA-së.

U konfirmua se personi që dha alarmin ishte një shtetas bullgar nga Plovdivi. Ish-bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e tyre po udhëtonin me avionin. Gjatë kontrollit nga Policia Kufitare, u konstatua se në bord nuk kishte shtetas palestinezë apo pakistanezë.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA-arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD