Kikboksieri bullgar Borisllav Radullov fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Botërore Sportive që po mbahen në Cëndu, Kinë, njofton BGNES. Ky është medalja e parë për Bullgarinë në këto Lojëra Botërore Sportive. Dy sportistët e tjerë bullgarë në garë – Aleksandra Georgieva dhe Dimitër Stojanov – u kualifikuan dje për në finalet e disiplinave të tyre, duke siguruar të paktën medalje të argjendta. Ata do të luftojnë për vendin e parë më vonë gjatë ditës së sotme. Georgieva do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë në stilin point fighting, përballë britanikes Evelin Nejens, ndërsa Stojanov, në kategorinë deri në 75 kilogramë, në stilin K1, kundër izraelitit Osaid Xhodah.
Të tre kikboksierët i sollën Bullgarisë medaljet e para në këto Lojëra Botërore, ku përfshihen 34 sporte që nuk janë pjesë e programit të Lojërave Olimpike Verore.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: kickboxing.bg
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...