Çmimet duhet të shënohen në mënyrë të qartë me të njëjtën madhësi shkronjash për të dyja monedhat, me shenja dalluese që janë të kuptueshme për konsumatorin. Nuk ka kërkesë se cila monedhë duhet të renditet e para. Kështu deklaroi ministri i ekonomisë dhe industrisë, Petër Dillov, pas një mbledhjeje ku u diskutuan udhëzimet për zbatimin e detyrimit për shënimin e dyfishtë të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve nga tregtarët, si dhe për pagesën e blerjeve në para në euro dhe leva në lidhje me vendosjen e euros në Bullgari. Sipas Dillovit, udhëzimet mbulojnë periudhën e shënimit të dyfishtë të çmimeve nga 8 gusht 2025 deri më 8 gusht 2026. “Udhëzimet nuk kanë karakter detyrues, por janë të rëndësishme për biznesin dhe për respektimin e praktikave të mira,” theksoi ai. Pas 1 janarit 2026, ligji nuk ndalon pagesat e përziera (në leva dhe euro), por tregtarët kanë të drejtën të vendosin vetë nëse do të pranojnë një mënyrë të tillë pagese, theksojnë nga ministria. Gjatë pagesës me para në dorë, kusuri do të kthehet plotësisht në euro, por në rast mungese të euros, ai do të kthehet plotësisht në leva.
Dillov ishte i qartë se biznesi është i përgatitur për anëtarësimin në eurozonë dhe është plotësisht i vetëdijshëm për përfitimet, pasi nga 1 janari 2026 do të eliminohen kostot për këmbimin valutor dhe për mbajtjen e llogarive në leva dhe euro, gjë që sipas të dhënave të ministrisë do të kursejë rreth 1.1 miliard leva (afërsisht 562 milionë euro).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari..