“Film i shkurtër në autobus të gjatë” është emri i një ngjarjeje tërheqëse që do të zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht në qytetin Kjustendill. Projekti i Qendrës Kulturore Studentore “Shën Kliment Ohridski 1997” – Sofje, bashkon një festival ndërkombëtar për filma dokumentarë të shkurtër dhe një punëtori mentorimi për trajnimin e talenteve të rinj, njoftoi për BTA Emanuella Djullgerska, shefe e sektorit të kulturës dhe zhvillimit shpirtëror në bashkinë vendore.

Një autobus “Çavdar” 13 metra i gjatë, që qëndronte i mbyllur në një garazh që nga koha e socializmit dhe u restaurua rishtazi, do të udhëtojë nëpër qytetet jugperëndimore Kjustendill, Sandanski dhe Petriç, duke krijuar një hapësirë alternative për artin. Programi i festivalit parashikon që në ditën e fundit jo vetëm të shfaqen filma të shkurtër dokumentarë nga autorë bullgarë, por edhe të organizohen takime mes publikut dhe kineastëve tanë. Ndërkohë, gjatë dy ditëve të para do të zhvillohet një punëtori mentorimi për entuziastë, ku dita e parë do të jetë e përkushtuar trajnimit me regjisor dhe operator dokumentarësh, ndërsa dita e dytë do t’i kushtohet xhirimit dhe montimit të një filmi të shkurtër deri në 3 minuta.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: 1997community.center
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore..