Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljudmill Fotev para mikrofonit të Radio Bullgarisë:

"Birra është art, jo produkt për konsum masiv"

Ljudmill Fotev
Foto: arkiv personal

"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i një prej pijeve më të lashta në botë, Ljudmill Fotev. Meqenëse çdo alfabet është baza e një ose më shumë gjuhëve, në botimin e tij të parë në vitin 2009 titulli i librit pësoi një ndryshim dhe kështu në treg u shfaq "Gjuha e birrës". Në të, autori u përgjigjet shumë pyetjeve themelore që lidhen si me etimologjinë e fjalës, ashtu edhe me ndryshimet karakteristike të llojeve dhe stileve të ndryshme. Bëhet gjithashtu e qartë lidhja midis simboleve - bimëve, kafshëve, njerëzve në etiketat e birrës përkatëse. Në vitin 2024 që lamë pas, Ljudmill Fotev na çoi përsëri në një udhëtim në botën e birrës me botimin e ri të zgjeruar, të cilën tani mund ta zbulojmë nën titullin "Gjuhët e birrës". Arsyeja e bisedës sonë ishte premiera e librit  që u zhvillua para disa muajsh në Sofje. E pyetëm se cilën nga gjuhët mund ta përcaktojmë si dominante?


"Nuk ka dominante ose nën-dominante. Gjuhët janë për të komunikuar. Nëse një gjuhë pretendon të jetë globale, në një moment mund të jetë gjuha e pilsner, në një moment tjetër mund të jetë gjuha e IPA-s (India Pale Ale), në një moment të tretë mund të jetë gjuha e birrave të tharta, pra me një fjalë - poliglotizmi është i këshillueshëm."

Sa i përket faktit nëse ka paralele midis stileve të birrës dhe stileve të muzikës dhe deri në ç' mase një person mund të përkufizohet sipas tyre, përgjigjja e shkurtër është "po".


"Njeriu – ky është stili i tij. Nuk mund të jesh elegant në shijet e tua muzikore dhe pompoz në degustime, sepse sa më shumë të pëlqen ajo që të pëlqen, aq më shumë interesohesh për të dhe mëson gjëra të reja rreth saj. "Është e njëjta gjë me muzikën, është e njëjta gjë me birrën, me letërsinë, absolutisht me të gjitha fushat e artit. Nuk është rastësi që unë e konsideroj birrën si një formë arti sesa ndonjë produkt industrial, të prodhuar në masë për konsum. "

Duke shpalosur faqet e librit, i cili nuk mund dhe nuk duhet të lexohet si roman, por më tepër si një enciklopedi nga e cila mund të mësosh diçka të re çdo ditë, hasim kapitullin kushtuar birrës në Bullgari:


"Ky është kapitulli që është përkthyer në katër gjuhë në faqen e internetit të librit . Aktualisht po pres përkthimin e tij në portugalisht, në mënyrë që të jetë i arritshëm për të gjithë miqtë dhe lexuesit e mi të huaj", na thotë kolegu ynë. "Ata janë jashtëzakonisht të interesuar për historinë, modernitetin, por edhe për mënyrën se si pozicionohet birra në një vend, prodhues tradicional i verës, si Bullgaria. Disa përpiqen ta paraqesin atë si një vend të alkoolit të fortë, por unë nuk jam aspak dakord me këtë. Në Bullgari, alkooli i fortë, vera e mirë dhe birra e mirë bashkëjetojnë shumë mirë."


Ljudmill Fotev është gjithashtu gjyqtar në shumë konkurse ndërkombëtare birre në Evropë dhe në mbarë botën. Midis anëtarëve të jurisë në forume të tilla, është e detyrueshme të përfshihet një përfaqësues i vendit pritës, një zonjë, një përfaqësuese e të ashtuquajturës Botë e Re (Australia, SHBA, Afrika e Jugut, Argjentina, Kili), një gazetar, një person nga biznesi HoReCa (hotele, restorante, kafene), dhe sa më e larmishme të jetë përvoja e anëtarëve të saj, aq më i besueshëm është vendimi përfundimtar për fituesin në konkurs.

Cilat janë cilësitë që duhet të ketë një gjyqtar në një konkurs të tillë?


"Ai duhet të ketë shqisa të stërvitura mirë, që do të thotë se duhet të shijojë shumë gjëra të ndryshme, si dhe të mbajë shënime. Duhet të jetë gjithashtu një person me imagjinatë që mund ta shprehë me fjalë atë që ndjen ndërsa pi, përtej shijeve dhe aromave më tradicionale. Përgjigjet që duhet të jepni janë të përshtatura sipas stilit përkatës të birrës, por për ta bërë këtë, duhet të jeni të njohur me atë stil dhe me rreth pesëdhjetë përfaqësues të ndryshëm të tij", përfundon Ljudmill Fotev.

Lexoni më tepër mbi temën nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: beerlanguages.com, arkivi personal i Ljudmill Fotev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Janka Selimi

Janka Selimi nderohet me Çmimin e Karrierës në Panairin e 28-të të Librit në Shqipëri

Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere , nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në..

botuar më 25-11-17 2.20.MD

“Made in EU” i Stefan Komandarev fitoi çmimin në Festivalin e Filmit Arras në Francë

Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe..

botuar më 25-11-17 11.41.PD

Vivia Niki dhe projekti i saj i ri unik artistik

Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve të malit Pllana, i cili duket sikur lëviz dhe merr jetë vetëm nga një kënd i caktuar, kur shihet nga..

botuar më 25-11-16 7.15.PD