Në Serbi u zhvilluan protesta paqësore kundër arrestimit të pjesëmarrësve në demonstrata
Studentët dhe qytetarët protestuan në mënyrë paqësore para gjykatës dhe prokurorisë në Novi Sad, duke kërkuar lirimin e të gjithë pjesëmarrësve të arrestuar në demonstrata të mëparshme. Protesta paqësore u organizua pas përleshjeve midis protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Progresive Serbe në pushtet në fillim të gushtit, pas të cilave tetë protestues u akuzuan për sulm ndaj oficerëve të policisë dhe u mbajtën në paraburgim deri në 30 ditë, raportoi BTA.
Pakënaqësia publike në Serbi po vazhdon për nëntë muaj pas tragjedisë së shembjes së tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor, ku humbën jetën 16 persona. Shefi i Policisë Dragan Vasileviç raportoi një total prej mbi 23 000 protestash gjatë kësaj periudhe, me mbi 230 000 oficerë policie të vendosur për të ruajtur rendin. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç tha se vetëm në ditët e fundit, rreth 33 000 njerëz në 49 qytete kanë marrë pjesë në demonstrata paqësore kundër bllokadave antiqeveritare. "Ne do të përdorim gjithçka që kemi për të rivendosur rendin, paqen dhe qetësinë në vendin tonë", u zotua Presidenti Aleksandër Vuçiç në fund të javës së kaluar.
Bullgarët rritën çmimet e pronave në Halkidiki
Grekët raportojnë një rritje të çmimeve të pasurive të paluajtshme në vendpushimet greke pasi Bullgaria dhe Rumania iu bashkuan Shengenit tokësor. Ky trend është më i theksuar në Halkidiki, përgjatë bregdetit të Kavalës, si dhe në Asprovalta dhe Selanik pranë bregdetit, shkruan "24 orë". Në Halkidiki, çmimet janë rritur nga 3500 - 4000 në 5000 - 6000 euro për metër katror - një rekord që ka bërë që grekët vendas të protestojnë kundër paarritshmërisë së shtëpive të pushimit.
Sipas referencës së botimit në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave që nga 31 dhjetori 2024, 3152 bullgarë – persona fizikë, zotërojnë prona në Greqi, duke specifikuar se këta janë vetëm pronarët e deklaruar zyrtarisht. Numri i bashkatdhetarëve tanë që kanë blerë prona te fqinji ynë jugor është rritur me 48% gjatë 2 viteve të fundit, pohon "24 orë". Sipas grekëve, paralelisht po zhvillohet një "Airbnb i zi" - bullgarët po i japin me qira masivisht pronat e tyre pa regjistrim dhe taksa përmes reklamave në faqet e internetit bullgare. Dhoma Profesionale e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme në Halkidiki, së bashku me Unionin Qendror të Dhomave të Tregtisë të Greqisë, po planifikojnë të ngrenë para qeverisë greke çështjen e konkurrencës së padrejtë nga pronarët bullgarë të pronave në Greqinë Veriore.
Sllovenia dërgoi ndihmë në Gaza me aeroplanin e saj ushtarak
Ushtria sllovene ka dërguar të parën nga tre dërgesa me ndihmë humanitare për popullsinë civile në Gaza, duke përdorur aeroplanin e saj të transportit ushtarak Spartan C-27, tha qeveria sllovene, e cituar nga BTA. Dërgesa për popullsinë palestineze të dëmtuar nga lufta përmban ushqime dhe batanije nga rezervat e ushtrisë sllovene. Vlera e saj totale, duke përfshirë kostot e transportit, është rreth 880 000 euro. Ministri i Mbrojtjes Borut Sajoviç theksoi se për herë të parë në histori Sllovenia po dërgon ndihmë me forcat e veta.
Gaza është shkatërruar nga fushata ushtarake pothuajse dyvjeçare e Izraelit, në të cilën më shumë se 61 000 palestinezë kanë vdekur para ofensivës aktuale të Izraelit, raporton Reuters. Sipas autoriteteve shëndetësore, më shumë se 200 banorë të Gazës kanë vdekur nga kequshqyerja.
Erdogan tërheq vëmendjen te rrjeti social turk NEXT Sosyal
Rrjeti i ri social turk Next Sosyal (NSosyal) ka tërhequr vëmendjen pasi një numër figurash të shquara publike, përfshirë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, iu bashkuan atij. Rrjeti, i zhvilluar nga Fondacioni T3 - Ekipi Teknologjik Turk (Türkiye Teknoloji Takımı, T3 Vakfı), u lançua në korrik 2025, raportoi BTA. Sipas krijuesve të tij, ai ofron një alternativë "të pastër dhe të sigurt" ndaj platformave globale sociale, ku përdoruesit jo vetëm që mund të ndajnë informacione rreth ngjarjeve, lajmeve dhe teknologjive të ndryshme, por edhe të komunikojnë në një mënyrë të re, falë modelit të inteligjencës artificiale të integruar në Next Sosyal - "T3 Inteligjencë Artificiale". Platforma gjithashtu ka një model që zbulon dezinformimin, i cili, sipas kompanisë, e bën rrjetin e ri një "platformë të besueshme". Postimi i parë i Erdogan titullohet "Le të fillojmë". Në të, ai ndan një fragment nga një poezi e poetit turk Erdem Bajazit, e cila thotë: "Një lule çeli midis mureve të betonit", përpara se të pyesë: "Jeni gati?"
TRT Global vëren se platforma po fiton popullaritet me një ritëm të shpejtë dhe numri i përdoruesve tashmë tejkalon një milion njerëz.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..
Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në..
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të..