Mbi 260 000 njerëz në vend janë tashmë nën racionim të ujit. Kriza e ujit ka përfshirë 16 qytete dhe 283 fshatra. Situata është më e rëndë në zonat e Pleven, Bllagoevgrad, Tërgovishte, Veliko Tërnovo, Lloveç, Kjustendill dhe Pernik. Dje, 21 gusht, në një takim të jashtëzakonshëm, deputetët e Komitetit të Mjedisit dhe Ujit vendosën të krijojnë një Bord Kombëtar të Ujit brenda dy javësh, i cili do të koordinojë veprimet e institucioneve për të kapërcyer krizën.
Ndër masat urgjente janë pastrimi i burimeve dhe rezervuarëve të ujit, studimi i burimeve të ujit dhe vlerësimi i cilësisë së ujit, financimi me prioritet i projekteve të ujit të pijshëm, inspektimet për përdorimin e parregulluar të ujit të pijshëm, sigurimi i burimeve financiare nga buxheti i shtetit dhe Banka Bullgare e Zhvillimit.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..