Natën, në disa vende në pjesën qendrore dhe lindore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Deri në mëngjes reshjet do të ndalen. Vranësirat do të ulen nga perëndimi. Do të ketë erëra të moderuara, në Fushën e Danubit dhe Ultësirën e Epërme Trake - erëra të forta nga perëndimi-veriperëndimi.
Të shtunën do të jetë kryesisht me diell. Mbi rajonet lindore dhe ekstreme jugore vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpesh të konsiderueshme. Në orët e pasdites do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe aktivitet stuhish kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë Jugore. Era do të mbetet e moderuar dhe përkohësisht e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 26° dhe 31°, për Sofjen - rreth 26°.
Mbi bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme, por nuk priten reshje. Para mesditës, do të fryjë një erë e moderuar dhe e fortë veriperëndimore, e cila në gjysmën e dytë të ditës do të orientohet nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 26° dhe 29°. Temperatura e ujit të detit është 25°-26°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të jenë më të konsiderueshme mbi Rodopet dhe Stranxhën. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima në orët e pasdites kryesisht në Rodope. Erëra të forta, dhe në pjesët më të larta - përkohësisht të stuhishme, do të vazhdojnë të fryjnë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 18°, në 2000 metra - rreth 13°.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..