Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çiklistët po përgatiten për Turin e 72-të Ndërkombëtar të Bullgarisë

Foto: BTA

Edicioni i 72-të i Turit Ndërkombëtar Çiklistik të Bullgarisë do të nisë më 30 gusht, në orën 18:00, nga qyteti bregdetar Primorsko, ndërsa fundi i garës do të jetë më 4 shtator në qytetin e Slivenit. Gara, e organizuar nga Federata Bullgare e Çiklizmit, do të mbledhë sërish elitën botërore të çiklizmit rrugor. Më shumë se 120 çiklistë profesionistë nga 20 vende dhe 3 kontinente do të garojnë në një itinerar me gjatësi totale 687 kilometra, i ndarë në pesë etapa dhe një prolog.

Traseja e turit ofron sfida të larmishme – që nga segmentet bregdetare dhe pjesët e rrafshëta, deri te ngjitjet malore dhe sprintet me shpejtësi të lartë. Pjesëmarrësit do të luftojnë për fitoret në etapa, por edhe për fanellën e verdhë prestigjioze, simbol i liderit në renditjen e përgjithshme.

Turi i Bullgarisë, një nga garat më të vjetra dhe me prestigj në botën e çiklizmit, ka nisur që në vitin 1924 dhe mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë sportive ndërkombëtare.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një holandez eliminoi kikboksierin Stojan Koprivlenski nga superturneu K-1

Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..

botuar më 25-11-17 2.18.MD
Nikolla Collov

Nikolla Collov do të debutojë në Formula 2 në Katar

Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..

botuar më 25-11-12 11.40.PD
Në foto: (nga e majta në të djathtë) Borjana Kalejn, Presidentja e Komitetit Olimpik Bullgar Vesella Leçeva dhe Presidentja e Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Bullgar, Maria Grozdeva

Borjana Kalejn në betejë për Komisionin e Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian

Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..

botuar më 25-11-12 3.55.PD