Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Luks antik dhe përjetime moderne – Vila “Armira” e rinovuar bëhet një hit turistik

7
Foto: Veneta Nikollova

Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me veshje mermeri, mirëpret turistët pas një restaurimi 4-vjeçar, të përfunduar në verën e vitit 2024 në kuadër të një projekti evropian me vlerë gati 8 milionë leva.

Vila u ndërtua në fillim të shekullit të dytë në stilin e pallateve romake me një oborr të madh të rrethuar nga një galeri e mbuluar me kolonada dhe një pishinë të jashtme. Ndërtesa mbresëlënëse dykatëshe shtrihej në një sipërfaqe të madhe, kishte dhoma të shumta gjumi, dhoma pritjeje, një sallë banketesh, dhoma mysafirësh, një banjo etj. Dhe tarraca panoramike ofronte një pamje të pafundme drejt lartësive të maleve Rodope.


"Kjo vilë është qendra e një prone vilash - një vend ku pronari vinte për të mbikëqyrur punën e vartësve të tij, për të pritur mysafirë, për të dëgjuar nënshtetasit e tij, për të zgjidhur problemet e tyre. Çdo gjë e gjetur gjatë gërmimeve tregon se kati i parë i kësaj shtëpie ishte tërësisht i veshur me mermer, gjë që e bën atë unike. Këto dekorime mermeri nuk gjenden në asnjë provincë romake të perandorisë, e cila shtrihej në tre kontinente. Perandorët dhe magjistratët e lartë ndoshta mirëpriteshin këtu. Mozaikët tanë dhe restaurimi i mermerit janë tërësisht origjinale - nuk kemi kopje", thotë guida turistike Magda Rajkova.


Vila është e jashtëzakonshme për dekorimin e saj. Mozaikët e saj të mahnitshëm shtrihen në një sipërfaqe të tërë prej 450 metrash katrorë dhe janë ndër më të lashtët e zbuluar në tokat bullgare. Disa prej tyre kanë motive florale dhe gjeometrike, por ka edhe nga ato me simbole të panjohura. "Ne nuk i kemi deshifruar plotësisht - ato janë shumë komplekse dhe të larmishme", thotë Rajkova. Në kuadër të projektit janë instaluar sisteme moderne të ajrit të kondicionuar për të mbrojtur artefaktet, është restauruar edhe çatia e banjës së lashtë. Por jo vetëm:


“Jashtë vilës, në pjesën perëndimore të saj, e bëmë pjesën ekonomike të arritshme për turistët – kompleksi i dytë banesor dhe artizanal, gjysma e kësaj pjese është e dukshme – thotë Magda Rajkova. – Një projekt i ri parashikon restaurimin e gjysmës tjetër, ku kishte punishte, strehim për stafin e shërbimit etj. Përveç kësaj, në 5 pavione të reja po shfaqim zanate që lidhen me vilën nga fillimi i mijëvjeçarit të parë – art mozaik, skulpturë, prodhim vere, punime hekuri dhe qeramikë. Në një pavion tjetër ka produkte organike – mjaltë organik, tahan, miell spelte, trahana… E kemi pyllëzuar zonën me fiq, ullinj dhe bajame, siç ishte në kohërat e lashta.”

Dhe mbi të gjitha ngrihet një kullë vëzhgimi 28 metra e lartë - hiti i ri midis vizitorëve. Nga ajo, e gjithë vila dhe kodrat e gjelbra të Rodopeve Lindore mund të shihen sikur në pëllëmbën e dorës. Por përjetimi i vërtetë për turistët është në detaje:


"Ata mund ta vizitojnë vilën duke u veshur me toga romake për t'u zhytur në historinë e guidës turistike dhe për t'u ndjerë pjesë e jetës së njerëzve që jetuan atje. Mund të bëjnë fotografi me ta jashtë dhe brenda vilës. Por para kësaj, ne u ofrojmë atyre të shikojnë një film që lidhet me historinë e Vilës “Armira” në sallën tonë interaktive, ku organizojmë lojëra për më të vegjlit", thotë Magda Rajkova.

Kompleksi i rinovuar

Vetëm në katër muajt e parë pas hapjes së saj, Vila e rinovuar “Armira” priti një rekord prej 101 627 turistësh, duke u bërë një hit i vërtetë turistik në Rodopet Lindore. "Njerëzit vijnë nga Franca, Britania e Madhe, madje edhe Amerika. Vizitat individuale mbizotërojnë dhe njerëzit janë shumë të impresionuar nga ajo që kanë parë", mësojmë nga Magda Rajkova.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Veneta Nikollova, vila-armira.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Platforma ikonike prej xhami "Maja" në malin Rodope është rinovuar

Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..

botuar më 25-11-23 6.50.PD
Foto: Facebook/Parada e Verës së Re

"Parada e Verës së Re" në Plovdivin e Vjetër magjeps me aromat dhe frymën e traditës

Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..

botuar më 25-11-22 6.55.PD

Bullgaria tani është pjesë e "Rrugës Evropiane të Verës"

Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..

botuar më 25-11-20 4.26.MD