Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat: Nga 1 janari 2026 paga minimale duhet të jetë 1213 leva

Foto: arkiv

Paga minimale do të jetë 1213 leva (620.20 euro) duke filluar nga 1 janari 2026. Shuma e saj do të rritet me 12.6%, ose me 136 leva, krahasuar me nivelin aktual. Kjo parashikohet në projektin e Dekretit të Këshillit të Ministrave, i përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, i cili u publikua për diskutim publik. Nga 1 janari 2026, paga minimale për orë do të jetë 7.31 leva (3.74 euro). Rritja e pagës minimale do të sjellë rritje të të ardhurave për rreth 600 000 persona.

Ljubosllav Kostov

Më herët sot, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Ljubosllav Kostov deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare se paga minimale nga 1 janari 2026 duhet të jetë 1213 leva (620.2 euro) në vend të  shumës aktuale prej 1077 leva (550.66 euro). “Kjo përfaqëson një rritje prej 12.63%. Sindikalistët shprehin habi pse projekti i dekretit qeveritar për përcaktimin e saj ende nuk është publikuar, pasi të gjitha të dhënat e nevojshme nga statistikat kombëtare janë tashmë të njohura. “Jemi të shqetësuar sepse ka mbetur më pak se një javë deri në afatin përfundimtar. Ligji e thotë qartë që më 1 shtator duhet të kemi një dekret të Këshillit të Ministrave për diskutim publik mbi shumën e re të pagës minimale, dhe nga të dhënat është e qartë se ajo duhet të jetë 1213 leva ose 620 euro”, komentoi Kostov.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nisi një fushatë paralajmëruese për të mbrojtur të rinjtë nga fotot e rrezikshme për rrjetet sociale në internet

Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja është të mbrohen të rinjtë që ndërmarrin veprime të rrezikshme për të bërë foto spektakolare për..

botuar më 25-11-15 10.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..

botuar më 25-11-14 7.35.MD

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..

botuar më 25-11-14 6.32.MD