Për Dimitër Llazarov – DE FUEGO, nuk mund të thuhet me siguri se çfarë vjen e para – muzika apo vallëzimi. Këngët e tij prej autori na sjellin emocione pozitive – me ritme të gjalla dhe ndjesi verore. Kjo mund të thuhet edhe për këngën e tij më të re – “Deti dhe Toka”, e cila u prezantua në edicionin e sivjetshëm të Festivalit “Burgas dhe Deti”. Kjo është një këngë verore me frymë detare, tinguj latino dhe shumë energji.
Autorë të muzikës dhe orkestrimit janë Aleksandër Tabakov dhe Iliana Atanasova, ndërsa tekstin e shkroi Ivan Tenev.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Dimitar LazarovSot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve - Mlladen Kojnarov. I lindur më 15 shtator 1945 në fshatin Orjahovec, rajoni i Smoljanit, ai e filloi..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në..