Festivali “Vera në Qytetin e Vjetër” do të prezantojë trashëgiminë kulinare të qytetit të Plovdivit më 28 gusht në lulishten pas xhamisë Xhumaja. Shef kuzhine Rosen Çakërov dhe laboratori i tij kulinar “Zhivodar” do të paraqesin formatin “Shija e së kaluarës”, njofton BTA. “Ngjarja nuk ka për qëllim të sjellë nostalgjinë për të vjetrën, por nevojën për t’i rikthyer gjërat e harruara në një mënyrë të re dhe bashkëkohore – që të mund të kujtojmë shije dhe ndjesi që lidhen me produkte dhe receta tradicionale,” thotë shefi Çakërov. “Gjellë si bumbari dhe trahana, produkte qumështi nga artizanë vendas, bukëra të vjetra të bëra nga furrtarë që ruajnë receta të hershme – këto janë elementët që na kujtojnë se Plovdivi nuk është vetëm qyteti më i vjetër i Evropës, por bart edhe një kulturë të pasur, të ndikuar nga kombe të tjera. Njeriu bashkëkohor ka shumë për të zbuluar në këtë trashëgimi”, përfundon ai.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Organizatorët
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..