Për herë të parë, Bullgaria është mikpritëse e një kampionati botëror në xhudo, njofton agjencia BGNES. Në ceremoninë e hapjes në "Asiks Arena", zëvendësministri i rinisë dhe sportit, Stojan Andonov, theksoi se kjo është një njohje e madhe si për Federatën Bullgare të Xhudos, ashtu edhe për vetë vendin tonë. Mbi 500 xhudistë nga afro 70 shtete do të garojnë për medaljet në konkurrencat individuale deri më 30 gusht, ndërsa më 31 gusht do të mbahet edhe gara ekipore. Bullgaria përfaqësohet nga 26 sportistë – 13 djem dhe 13 vajza.
Zëvendësministri Andonov ndau edhe medaljet e para për fituesit në kategorinë deri në 60 kg për kadetë. Medaljen e artë e fitoi Jernur Barargali (Kazakistan), medalja e argjendtë shkoi për Loik Kudbudinov (Taxhikistan), ndërsa medaljet e bronzta i morën Zeid Alasgarov (Azerbajxhan) dhe Dillshod Karimov (Uzbekistan).
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Rinisë dhe Sportit
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër..
Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje ndërkombëtare, raporton BGNES. Me votat e tifozëve të snowboarding-ut alpin nga e gjithë bota, bullgarja..
Pjesëmarrësit në Turneun e 35-të Ndërkombëtar të Vrapimit në Terren të Hapur(cross-country running) “Nuset e Llukovit” do të fillojnë vrapimin sot në mëngjes, 18 tetor, në stadiumin e qytetit, raportoi BTA, duke cituar administratën komunale në..