Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ursula Von Der Leyen: Bullgaria kontribuon në sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian

Vendi ynë është i përkushtuar të vazhdojë të punojë për sigurinë e lundrimit në Detin e Zi

Foto: BTA

Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes. Këtë e deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp pas një vizite në ndërmarrjen më të madhe ushtarake shtetërore në Bullgari - "VMZ Sopot”, së bashku me Kryeministrin Rosen Zheljazkov dhe kreun e GERB-it Bojko Borisov.


Presidentja e KE-së u informua mbi përvojën dhe traditat e Bullgarisë në industrinë ushtarake, kapacitetin aktual mbrojtës të vendit dhe veprimet e ndërmarra për zhvillimin dhe rinovimin teknologjik të saj, përfshirë përgatitjen e ndërtimit të dy objekteve të reja të prodhimit, për të cilat qeveria po bashkëpunon me kompaninë më të madhe të mbrojtjes “Rheinmetall”.

"Që nga fillimi i luftës, 1/3 e armëve të përdorura nga Ukraina kanë ardhur nga Bullgaria. Prandaj, para së gjithash, dua t'ju falënderoj për mbështetjen tuaj jashtëzakonisht të fortë për fqinjin dhe mikun tuaj - shtetin e Ukrainës", tha von der Leyen. Ajo theksoi se në Sopot do të ndërtohen dy fabrika të reja, të cilat do të krijojnë deri në 1000 vende të reja pune: "Në këtë mënyrë, ne do të forcojmë sigurinë evropiane, do të forcojmë bashkëpunimin në NATO dhe do të mbështesim trupat e guximshme ukrainase. Kjo do të çojë në rritje afatgjatë për rajonin. Ne po përshpejtojmë prodhimin kudo në Evropë sepse kohërat e kërkojnë këtë."


Kryeministri Rosen Zheljazkov u angazhua që Bullgaria të vazhdojë të punojë për sigurinë e lundrimit në Detin e Zi pas arritjes së një armëpushimi të mundshëm midis Rusisë dhe Ukrainës: "Le të vazhdojmë operacionet e pastrimit të minave për të garantuar lirinë e lundrimit, pasi jemi të gatshëm ta bëjmë këtë me dy anije pastrimi minash dheme anije të tjera mbështetëse, dhe në fushën e domenit ajror - me sigurimin e infrastrukturës aeroportuale, si dhe të mundësive të tjera, të cilat, e përsëris, do të jenë të rëndësishme në momentin që arrihet një zgjidhje politike dhe një armëpushim."


Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Bullgari është pjesë e një turneu në shtatë vende në kufirin lindor të Bashkimit Evropian. Ardhja e saj në Sopot u shoqërua me një prani të përforcuar policore në zonën e fabrikës, ku gjatë gjithë ditës kishte simpatizantë të partisë opozitare "Vëzrazhdane" dhe më vonë të partisë "Veliçie", të cilët protestuan kundër vizitës së von ver Leyen. Lideri i "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov kritikoi ashpër investimin e planifikuar prej gati 1 miliard levash në një prodhim të ri të barutit, duke komentuar se ai është "i rrezikshëm dhe i ndyrë", fabrika e ardhshme në Sopot nuk do të ketë një treg të garantuar dhe investimi në të nuk do të sjellë fitim. Kostadinov pyeti retorikisht pse Bullgaria nuk po investon në prodhimin e kompjuterëve ose elektronikës ushtarake dhe shtoi se për Evropën vendi ynë është një "shtojcë e lëndës së parë", njoftuan gazetaret e BNR-Plovdiv Kremena Daneva dhe Antonia Popova.

Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut po tallet me bullgarin maqedonas të sulmuar Vllado Perev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim, raportoi BGNES. Më 21 nëntor, në një dyqan në qendër të Shkupit, Perev u sulmua para..

botuar më 25-11-27 9.52.PD
Vlladimir Perev

Gjuha e urrejtjes në Shkup çoi në sulm ndaj gazetarit Vllado Perev

Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..

botuar më 25-11-25 10.48.PD
Georg Georgiev

Shkupi duhet t’i përfshijë bullgarët në kushtetutë

Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..

botuar më 25-11-24 9.59.PD