Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sulm hakerash detyroi aeroplanin e Ursula von der Leyen të ulet pa GPS në Plovdiv

Kryeministri Rosen Zhelyazkov pret Ursula von der Leyen në Aeroportin e Plovdivit
Foto: Këshilli i Ministrave

Një sulm i dyshuar rus që synonte Ursula von der Leyen gjatë fluturimit të saj të dielën çaktivizoi shërbimet e navigimit GPS në aeroportin e Plovdivit, duke e detyruar aeroplanin të ulej, raportoi Financial Times. Agjencia Bullgare e Kontrollit të Trafikut Ajror konfirmoi incidentin.

Në lidhje me raportet e mediave për fluturimin e Presidentes së Komisionit Evropian për në Bullgari, shërbimi informativ qeveritar raportoi gjithashtu se gjatë fluturimit të Ursula von der Leyen për në Plovdiv, kishte një neutralizim të sinjalit satelitor që furnizonte informacion në sistemin e navigimit GPS të aeroplanit. Gjatë përgatitjes për ulje në aeroportin e Plovdivit, sinjali GPS u zhduk. Për të siguruar një fluturim të sigurt , Kontrolli i Trafikut Ajror menjëherë propozoi një qasje alternative për ulje duke përdorur ndihma navigimi tokësore (sistemi i uljes me instrumente).

"Ndihmat e navigimit tokësore që përdor Bullgaria janë të pavarura nga sistemet GPS dhe lejojnë një ulje të sigurt dhe të besueshme", tha shërbimi i shtypit qeveritar. Nuk ishte e nevojshme devijimi i fluturimit. Fluturimi i Ursula von der Leyen u krye në një aeroplan të marrë me qira nga Komisioni Evropian. Kujtojmë se, si pjesë e vizitës së saj, von der Leyen dhe Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov vizituan të dielën, 31 gusht, ndërmarrjen më të madhe ushtarake shtetërore në Bullgari - "VMZ Sopot”.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Këshilli i Ministrave



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti heq dorë nga makinat e Shërbimit Kombëtar të Sigurisë

Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..

botuar më 25-10-16 2.38.MD
Presidenti sllovak Peter Pellegrini me Presidenten e RSM Gordana Siljanovska

Ambasadori i Sllovakisë thirret në Ministrinë e Jashtme për deklaratat e Presidentit sllovak në Shkup

Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..

botuar më 25-10-16 12.25.MD

Forcat Ajrore Bullgare festojnë sot

Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...

botuar më 25-10-16 4.50.PD