Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët kthehen në parlament pas një pushimi njëmujor

Foto: BTA

Asambleja e 51-të Kombëtare rifillon punimet e saj pas një pushimi njëmujor për deputetët. Ndër detyrat më urgjente me të cilat do të përballen deputetët janë Buxheti i vitit 2026, problemi i mungesës së ujit,  zgjedhja e përbërjes së Komisionit Kundër Korrupsionit dhe vota e pestë e mosbesimit ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov mbi temën e "shtetit të pushtuar", e cila do të iniciohet nga “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).

Një protestë e re nga iniciativa "Drejtësi për të Gjithë" nën sloganin "Rezistencë kundër diktaturës" është paralajmëruar për mbrëmjen në orën 18:30 në Sofje. "Organet shtetërore janë pushtuar dhe shndërruar në shkopinj të fortë pеrsonal të një grupi kriminal të kryesuar nga Deljan Peevski dhe Bojko Borisov", argumentohen organizatorët.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..

botuar më 25-10-15 7.25.MD
Pllamen Dimitrov

Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), është deklaruar kundër zgjedhjeve të parakohshme

Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..

botuar më 25-10-15 3.44.MD

Parlamenti ndaloi punën për shkak të mungesës së kuorumit

Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..

botuar më 25-10-15 11.45.PD