Universiteti i Veliko Tërnovos është organizator i Seminarit të Dytë Organizativ- Metodologjik me lektorë të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në universitete jashtë vendit. E ftuar zyrtarisht në ceremoninë e hapjes së forumit ishte Ilijana Jotova, Zëvendëspresidente e Bullgarisë, njoftoi universiteti në Facebook.
Forumi i kushtohet zhvillimit dhe popullarizimit të studimeve bullgare jashtë vendit dhe bashkon përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve bullgare me lektorë nga universitete të huaja.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Prof. e Asoc. Dr. Anna Ivanova, Zëvendës Rektore për Çështjet Ndërkombëtare e Universitetit të Veliko Tërnovos, theksoi rolin e rëndësishëm të lektorëve si ambasadorë të spiritualitetit bullgar jashtë vendit.
Programi i seminarit përfshin një bllok tematik "Lektoratet e gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në universitetet jashtë vendit: bashkëveprimi midis institucioneve dërguese dhe pritëse", që mbulon diskutime mbi gjendjen aktuale të lektorateve, trendet dhe perspektivat e zhvillimit, komunikimin me misionet diplomatike, ndarjen e praktikave të mira dhe përvojës së huaj.
Në forum marrin pjesë lektorë bullgarë - specialistë të gjuhës dhe kulturës bullgare, të cilët punojnë në universitete në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Portugali, Gjermani, Austri, Britani të Madhe, Rumani, Greqi, Irlandë, Kroaci, Gjeorgji, SHBA, Itali, Poloni, Hungari, si dhe pjesëmarrës online nga Azerbajxhani, Franca, Gjermania dhe Italia.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti i Veliko Tërnovos "Shën Kirili dhe Metodi"
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..
81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk janë të bindur se ekziston një ekonomi tregu funksionale në vendin tonë. Të dhënat janë nga një anketë e pavarur nga..
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për..
81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk janë të bindur se..