Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfaqësues të komuniteteve bullgare nga Ballkani dhe Evropa Lindore do të takohen në Plovdiv me rastin e Ditës së Bashkimit

Monumenti i Zahari Stojanovit në Kopshtin e Qytetit në Plovdiv
Foto: BTA

Shoqata “Bravo Plovdiv” po organizon një takim të përfaqësuesve të komuniteteve bullgare dhe diasporave nga Ballkani dhe Evropa Lindore në Plovdiv, raporton BTA.

Eventi, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, i kushtohet Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore - një festë zyrtare e qytetit. Kryetarët e Qendrës Kulturore dhe Informative “Bosilegrad” dhe të shoqatës “GLAS”, Ivan Nikollov dhe Aleksandër Dimitrov, pritet të mbërrijnë nga Bosilegradi për takimin.

“Ideali kombëtar nuk është diçka e vjetruar, por një lidhje e gjallë midis brezave, midis atdheut dhe atyre që e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre edhe përtej kufijve të saj - bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbi, Shqipëri, Kosovë, Rumani, Moldavi, Ukrainë, Turqi, Greqi dhe në të gjithë botën”, theksojnë organizatorët.

Qëllimi i takimit është të ndërtojë një bërthamë të qëndrueshme dhe funksionale bashkëpunimi midis komuniteteve bullgare jashtë vendit, një komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet shtetërore dhe sektorin civil në Bullgari dhe një lidhje të qëndrueshme midis tyre.

Gjatë këtij eventi, Mitropoliti Nikollaj i Plovdivit do të mbajë një shërbesë solemne lutjeje. Kurora dhe lule do të vendosen gjithashtu në monumentin e Zahari Stojanov, do të ketë një drekë pune me një bllok diskutimi mbi problemet dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet dhe diasporat bullgare jashtë vendit.  Një tur turistik i pamjeve të Plovdivit, një riprodhim i ngjarjeve të 6 shtatorit dhe një koncert-shfaqje në Plovdiv Event Center (Qendrën e Eventeve të Plovdivit) do t’i vënë fund takimit.

Lexoni më shumë për Bashkimin e Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore në arkivin e Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 11 nëntor përkujtojmë Shën Minain, martir dhe mrekullibërës

Më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Shën Minain, martir të madh dhe mrekullibërës, i cili vuajti për Krishtin në Egjipt në shekullin IV. I lindur në Egjipt, Shën Minai shquhej për guximin dhe besimin e palëkundur. Ai ishte ushtar në..

botuar më 25-11-11 1.39.MD
Mitingu i parë i lirë pas 10 nëntorit 1989

Para 36 vjetësh, komunizmi filloi të largohej

Më 10 nëntor mbushen 36 vjet nga fillimi simbolik i tranzicionit nga sistemi njëpartiak drejt demokracisë në Bullgari. Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit – më 10 nëntor 1989 – plenumi i Partisë Komuniste Bullgare, që ishte në pushtet atëherë, e..

botuar më 25-11-10 10.13.PD

Rruga drejt zemrës së bullgarit kalon përmes... turshisë

Sapo të fillojë të ftohet moti, vjen koha për përgatitjen e turshisë. Përgatitja e kësaj delikatese dimërore në kushte shtëpie është një traditë e përhapur gjerësisht dhe pothuajse nuk ka familje bullgare që të mos vendosë në tryezën e saj këto perime..

botuar më 25-11-08 7.00.PD