Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk është raportuar pengim i sinjalit GPS në aeroplanin e Ursula von der Leyen

Ministri Grozdan Karaxhov
Foto: BTA

Nuk është raportuar pengim i sinjalit GPS në aeroplanin me të cilin udhëtonte kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Grozdan Karaxhov për bTV, i cituar nga BTA. Ai e përkufizoi rastin si 'i ashtuquajturi pengim' dhe konfirmoi se në një bisedë të rrjedhur midis pilotit të aeroplanit dhe kullës, piloti ka folur për 'disa probleme' me GPS-in.

As aviacioni civil, as Forcat Ajrore në Sofje dhe në Plovdiv, madje as regjistrimet e Komisionit për Rregullimin e Komunikimeve, të cilat regjistrojnë të gjithë spektrin dhe atë që përdoret nga transmetuesit GPS, nuk tregojnë ndonjë ndërprerje në sinjalin e GPS-it," tha ministri.

Grozdan Karaxhovi ishte kategorik se askush nga qeveria bullgare nuk e ka mashtruar Komisionin Evropian dhe mohoi që të ketë pasur komunikim mes Sofjes dhe Brukselit për këtë çështje.

“Sistemet në bordin e avionit kanë qenë në gjendje të rregullt, makina është drejtuar vazhdimisht nga Kontrolli i Trafikut Ajror dhe avioni ka qenë i dukshëm nga sistemet e vëzhgimit të hapësirës ajrore,” deklaroi Kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance dëgjimore në Kuvendin Popullor, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Sipasfjalëve të tij, vonesa e fluturimit ka qenë rreth 5 minuta, gjë që është e pranueshme. Kryeministri shtoi se nuk janë marrë raporte për ndonjë ndikim nga mjetet e tjera ajrore që kanë fluturuar në zonë.

Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nisi një fushatë paralajmëruese për të mbrojtur të rinjtë nga fotot e rrezikshme për rrjetet sociale në internet

Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja është të mbrohen të rinjtë që ndërmarrin veprime të rrezikshme për të bërë foto spektakolare për..

botuar më 25-11-15 10.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..

botuar më 25-11-14 7.35.MD

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..

botuar më 25-11-14 6.32.MD