Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Konkursi do të mbahet në nëntor në Filipine. Përveç bukurisë femërore, ai është i fokusuar edhe në mbrojtjen e mjedisit.
"Është një nder i madh për mua të përfaqësoj Ukrainën në konkursin “Miss Earth” këtë vit. Gjithmonë kam ëndërruar ta përjetoj këtë moment dhe tani është bërë realitet. Rritja e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore është një temë që është shumë afër zemrës sime, si dhe bamirësia dhe ndihma ndaj të tjerëve. Jam sinqerisht mirënjohëse për fjalët e mira dhe mbështetjen dhe mezi pres të takoj të gjithë në Filipine", shkroi Maria në rrjetet sociale.
Ajo u diplomua në Fakultetin e Dizajnit, Arkitekturës dhe Artit të Universitetit Ndërkombëtar Humanitar në Odesë, ku studioi art audiovizual. Gjatë viteve të fundit, vajza ka fituar tituj të ndryshëm në konkurse prestigjioze. Në vitin 2024, ajo fitoi konkursin "Miss Odesa", dhe menjëherë pas kësaj, konkursin kombëtar të bukurisë "Miss Ukraina 2024" në nominimin "Miss Earth Ukraina" (“Miss Toka Ukraina”).
Mund të mësoni më shumë për bullgarët besarabë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Për bullgarët besarabë në Brazil:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Miss Earth
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë ...
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të..