Natën, moti në vend do të mbetet kryesisht i kthjellët, me vranësira të larta të shpërndara, por pas mesnatës do të fillojnë të formohen vranësira të ulëta, ose mjegull mbi rajonet ekstreme lindore. Do të jetë pothuajse e qetë në pjesën më të madhe të vendit, vetëm në rajonet lindore do të fryjë një erë e lehtë nga veriu-verilindja.
Të shtunën do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të larta të shpërndara. Para mesditës mbi rajonet lindore do të ketë vranësira të ulëta, ose mjegull. Do të fryjë një erë verilindore e lehtë deri në mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë midis 29° dhe 34°, në Sofje - rreth 29°.
Në male do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë një erë verilindore mesatare deri në të fortë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 23°, në 2000 metra - rreth 15°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të ulëta, ose mjegull para mesditës, dhe vranësira të larta të shpërndara pas mesditës. Do të fryjë një erë verilindore e lehtë deri në mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë midis 26° dhe 28°. Temperatura e ujit të detit është rreth 25°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Të dielën dhe të hënën do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave. Nuk do të ketë reshje të konsiderueshme, vetëm reshje të izoluara janë të mundshme të dielën në rajonet ekstreme juglindore, dhe të hënën në orët e pasdites dhe në malet në Bullgarinë Jugperëndimore. Era do të jetë më shpesh verilindore, kryesisht e dobët, në Bullgarinë lindore deri në mesatare. Temperaturat nuk do të ndryshojnë shumë - maksimumet mbizotëruese do të jenë midis 28° dhe 33°.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..