Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të shpërndara mesatare dhe të larta. Reshje të lehta të izoluara do të ketë vetëm në male. Do të ketë erë të lehtë, në Bullgarinë Lindore - deri në erë të moderuar nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 29 deri në 34°, në kryeqytet do të jenë rreth 30°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë kryesisht me vranësira të shpërndara mesatare dhe të larta. Në orët e mëngjesit, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 26 dhe 28°. Temperatura e ujit të detit është 24-25°. Dallgëzimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.
Në male do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në disa vende të izoluara do të bjerë shi i lehtë. Do të fryjë erë e moderuar nga jugu-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 24°, në 2000 m rreth 17°.
Të enjten, do të mbetet kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Mbi Bullgarinë Perëndimore, masa ajrore do të jetë e paqëndrueshme dhe do të zhvillohen vranësira, në disa vende të caktuara do të bjerë shi afatshkurtër me bubullima. Do të vazhdojë të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore. Nuk pritet ndryshim i ndjeshëm i temperaturave.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..