Shteti planifikon të hapë ambulatore të kujdesit shëndetësor parësor në vendbanimet e vogla, si dhe të krijojë stimuj për të tërhequr profesionistë shëndetësorë në zonat e largëta. Kjo po bëhet përmes Strategjisë Kombëtare për Përmirësimin e Aksesit në Kujdesin Mjekësor Parësor Ambulator dhe për një Shpërndarje të Balancuar Territoriale të Kujdesit Mjekësor dhe Kujdesit Shëndetësor në Bullgari deri në vitin 2027, të miratuar nga qeveria. Strategjia ofron stimuj për të rinjtë që të zgjedhin një profesion në fushën e kujdesit shëndetësor, duke krijuar kushte pune në vendbanimet e vogla, si dhe mbështetje për mjekët e përgjithshëm në zonat e largëta.
"Atje do të hapen ambulatore të reja të kujdesit shëndetësor parësor dhe kujdesit shëndetësor, në mënyrë që njerëzit në vendbanimet e vogla të mos kenë nevojë të udhëtojnë dhjetëra kilometra për të parë një mjek", theksoi Ministri i Shëndetësisë, Sillvi Kirillov.
Do të futet gjithashtu një sistem i unifikuar informacioni për të monitoruar në kohë reale numrin, kualifikimin dhe shpërndarjen territoriale të personelit mjekësor.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: government.bg
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..