Po hapet një Institut për Diasporën Bullgare dhe Trashëgiminë Kulturore Jashtë Vendit në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit. Qeveria e hap njësinë me kërkesë të rektorit të institucionit të arsimit të lartë pas një vendimi të Këshillit Akademik.
Instituti do të kryejë kërkime në lidhje me historinë dhe kulturën e diasporës historike dhe bashkëkohore bullgare jashtë vendit, dhe do të studiojë çështjet aktuale të komuniteteve bullgare atje në lidhje me zgjerimin e veprimeve të shtetit dhe sektorit civil.
Është planifikuar që instituti të tërheqë studentë nga komunitetet bullgare për trajnim për bachelor dhe master, si dhe studentë pasuniversitarë dhe doktorantë.
Ndër qëllimet kryesore të Institutit janë bashkëpunimi i drejtpërdrejtë midis autoriteteve shtetërore dhe publike dhe Universitetit të Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit, si dhe kërkimi mbi mekanizmat funksionalë për ruajtjen e identitetit midis bullgarëve jashtë vendit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: unibit.bg
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në..