Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshimi i klimës ose faktorë të tjerë janë arsyet për një vit tjetër thatësire në vendin tonë

Foto: BGNES

Të gjithë e dinë shprehjen ironike "dimri na habiti përsëri", të cilën, herë me buzëqeshje, herë me acarim, bullgarët e përsërisin pas reshjeve të para të dëborës dhe trazirave që pasojnë. Tani ndoshta ka ardhur koha për një parafrazim - "thatësira na habiti përsëri". Edhe për një vit, qindra mijëra bullgarë mbetën pa ujë ose në një regjim jashtëzakonisht të rreptë uji, duke përfshirë qytete rajonale si Pleveni dhe Shumeni, si dhe qindra vendbanime më të vogla.

Lajtmotivi i shumicës së institucioneve përgjegjëse është se problemi kryesor është i rrënjosur në ndryshimin e klimës dhe në thatësirë. Sigurisht, ato janë një fakt, por a është kjo arsyeja apo po flasim për neglizhencë kolektive të problemit?

Më tepër e dyta, thekson Inxhinieri Dimitër Kumanov nga shoqata "Ballkanka":


"Ka ujë të mjaftueshëm, por menaxhimi i ujit në përgjithësi nuk është në nivelin e nevojshëm. Vini re se megjithë ndryshimet klimatike aktuale dhe ato të vitit të kaluar, qyteti që vuajti më shumë në 5 vitet e fundit - Perniku, nuk ka asnjë problem. Dhe kur kishte probleme, nuk kishte probleme askund tjetër. Dhe tani çfarë - ka ndryshime klimatike kudo, por jo në Pernik? Ndryshimet klimatike janë padyshim një fakt, por ndryshe nga viti i kaluar, autoritetet shtetërore nuk pretendojnë më se ato janë arsyeja për mungesën e ujit."

Protesta në Pleven për shkak të krizës së ujit në qytet

Rrjeti i vjetruar i transmetimit të ujit, i cili akumulon humbje të mëdha, gjithashtu kontribuon ndjeshëm për të pasur një krizë.

Bashkëbiseduesi ynë beson se për menaxhimin e keq të furnizimit me ujë janë të përgjegjshëm si ministria rajonale, e cila menaxhon strukturën e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, ashtu edhe departamenti с energjisë, i cili ndan ujin për hidrocentralet.


Sa i përket qytetit më të madh në Bullgari, i cili mbeti nën një regjim të rreptë ujor - Pleven, ka disa zgjidhje - si afatshkurtra, ashtu edhe afatgjata. Para se gjithash, Kumanov është kategorik, vjedhjet duhet të ndalen.

"Ndarja në zona, kërkimi i vjedhjeve brenda qytetit. Kjo është masa e parë. Kështu vjedhjet zbulohen më shpejt - ato mund të regjistrohen me pajisje, nuk nevojiten më shumë se 10 persona për të parë në vetëm dy muaj se kush dhe ku po vjedh në të gjithë rrjetin e transmetimit të ujit të Plevenit."


Një zgjidhje tjetër relativisht e shpejtë për qytetin rajonal do të ishte restaurimi i tubacionit, ende i papërfunduar pas ndryshimeve, që lidh Digën e Sopotit dhe Lloveçin, gjë që do të zgjidhte problemet e të dy qyteteve rajonale.

Ndërtimi i digës Çerni Osëm, të cilën shteti po synon, është i pamundshëm dhe nuk do të ndodhë - si për shkak të ngurrimit të njerëzve vendas nga rajoni i Trojanit, ashtu edhe për shkak të efektit të tij në mjedis, është kategorik kryetari i shoqatës “Ballkanka”.

"Lloveç dhe Pleven qëllimisht i lanë pa ujë, në mënyrë që shoqëria të bindej se shpëtimi i vetëm është diga e Çerni Osëm, e cila do të jetë gati për të paktën 10 vjet dhe do të kushtojë të paktën 1 miliard leva me çmimet aktuale. Për fat të mirë, si Pleveni, ashtu edhe Lloveçi janë të vetëdijshëm se po i mashtrojnë me këtë digë."


Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në Pleven, por edhe në qytete të tilla si Haskovo, Shumen. Bregu i Detit të Zi rrezikon të hyjë në një regjim çdo vit, por për momentin situata është e qëndrueshme.

Cila është zgjidhja në nivel kombëtar? Të ndalohen vjedhjet, duke futur dënime të rrepta, madje edhe burgim për shkelësit, dhe jo si më parë - të vendosen gjoba simbolike, deklaron kategorikisht Inxhinier Dimitër Kumanov.

Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, BTA (arkiv) Zdravka Masljankova (BNR), Ivan Gergov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Ljuba Atanasova

Dr. Ljuba Atanasova u mëson kinezëve gjuhën bullgare prej 13 vitesh

"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign Studies University në kryeqytetin kinez.Në institucionin e arsimit të lartë, i themeluar në vitin 1941,..

botuar më 25-10-05 9.15.PD

Neli Ickova nga Brukseli: Sot të jesh mësues është një sfidë dhe një provë

Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka përshkuar një rrugë të gjatë për të realizuar ëndrrën e saj – të punojë me fëmijë. Përfundoi  studimet..

botuar më 25-10-05 8.35.PD
Hristo Grozev

Hristo Grozev shpallet “Gazetari Evropian i Vitit” për zbulimet kundër Rusisë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..

botuar më 25-10-04 8.20.PD