Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

13
Foto: Facebook /Skicat e Sofjes

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin bullgar. Faqja “Skicat e Sofjes” në rrjetin social vazhdon të jetë një nga më të vizituarat, ndërsa fotografitë e saj na bëjnë njëkohësisht të buzëqeshim dhe të mendojmë për atë që shohim në to. Fotot megjithatë janë të disponueshme edhe në disa libra-albume, të cilët do të ishin një shtesë e mrekullueshme për çdo bibliotekë shtëpiake. Në tregun e librave u shfaq i katërti prej tyre – “Skicat e Sofjes – 10 vite në fotografi”, që u bë arsyeja të bisedojmë me Ivan Shishiev për këtë se si u ndryshua kryeqyteti ynë gjatë dekadës së kaluar pikërisht përmes syve të tij, që dinë të kapin edhe detajet më të vogla:



“Sofja u ndryshua në një mënyrë të mirë, megjithëse jo perfekte. Para 10 vitesh një sërë stacionesh metroje nuk ishin ndërtuar, linja e tretë e tij nuk ekzistonte fare. Ura e Luanëve ishte një vend jashtëzakonisht i pakëndshëm, ku askush nuk donte të shkonte, ndërsa tani është formuar një shesh i mrekullueshëm. Rruga ‘Vitoshka’ nuk ishte këmbësore, në mes të saj kalonin tramvaje dhe makina nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe aty kishte vazhdimisht trafik. Shumë ndërtesa të vjetra rifilluan jetën e tyre të re, megjithëse shumë njerëz pohojnë se nuk është krejtësisht kështu. Shtëpiza te stacioni ‘Vishneva’ u dogj dhe u ndërtua përsëri, u krijua Muzeu i Historisë së Sofjes, që gjithashtu ndodhet në një vend simbolik, u krijua ‘Leximorja’ dhe u shfaqën shumë festivale. Sofja po ndryshon, por e vërteta është se nuk duhet ta lëmë vetëm bashkinë apo shtetin të merren me problemet që kemi, nëse kemi mundësi edhe ne vetë duhet të japim diçka nga vetja për mjedisin përreth nesh.”



Në këtë botim të albumit fotografi ka vendosur si njerëz dhe peizazhe të zakonshme, ashtu edhe shumë ngjarje që ndodhën në qytet.



“Qoftë festivalet ‘Lumenjtë e Sofjes’, Sofia lights apo A to Jazz, por edhe ngjarje më fundamentale si kthimi i eshtrave të mbretit Ferdinand në tokën bullgare, vdekja e Shkëlqesisë së Tij Patriarkut Neofit, ka edhe fotografi nga disa protesta që ndodhën gjithashtu gjatë dekadës së kaluar.”




Fotografitë e fundit, që gjetën vend në album, janë bërë gjatë muajit korrik të këtij viti. Në faqe mund të gjejmë edhe fotografitë e para, që vunë fillimin e “Skicat e Sofjes”, të bëra më 16 dhe 17 mars 2015.




E pyetëm Ivanin edhe cilat janë fotografitë e zgjedhura prej tij për fillimin dhe fundin e librit:

“E para është bardhezi e një djali, i cili është ngjitur te Varri Vëllazëror në Kopshtin e Borisovës dhe tregon me gisht në një drejtim, ndërsa tre të tjerë poshtë, që janë vetëm silueta, ngrejnë duart dhe pyesin: ‘Çfarë na tregon?’ E fundit është një fotografi që doja të ishte fund për librin tim të parë, por nuk e përdora – djem me biçikleta, të cilët përsëri janë si silueta në sfondin e diellit që perëndon mbi bulevardin ‘Aleksandër Stambolijski’.”




Në intervistën e tij për Radio Bullgarinë Shishiev shpalli vendimin e tij që ky të jetë libri i fundit i kushtuar Sofjes për një periudhë mjaft të gjatë kohe:

“Nëse botoj një libër të ri për Sofjen, kjo do të ndodhë ose në 15 ose në 20-vjetorin e projektit. Para se njerëzit të mendojnë se po ndodh diçka e keqe, nxitoj t’i qetësoj se pas dy vitesh do të dalë albumi ‘Skicat e Bullgarisë’. Botimi do të përfshijë fotografi nga të gjitha rajonet në Bullgari, ku do të takohem me njerëz, me vende të rëndësishme dhe me gjërat e vogla, të cilat zakonisht shpesh i anashkalojmë.”




Redaktoi: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Facebook /Studime të Sofjes



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtarja e njohur nga Kosova Majlinda Bregasi prezanton në Sofje romanin e saj “Gërsheti i prerë”

Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..

botuar më 25-10-04 6.05.PD

Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE me vepra madhështore dhe ide të reja nga 13 shtete

Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..

botuar më 25-10-02 9.15.MD

"Cirkolution" në Sofje!

24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..

botuar më 25-09-28 8.05.PD