Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Elena – mësimet e historisë mes arkitekturës së bukur të Rilindjes Kombëtare Bullgare

Foto: Rosica Petkova

Qyteti piktoresk Elena ndodhet në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina, në të ashtuquajturin Ballkani i Elenës, rreth 40 kilometra larg nga kryeqyteti mesjetar i Bullgarisë –Veliko Tërnovo.

Sheshi Qendror „Hristo Botev“

Është një destinacion i domosdoshëm për vizitorët e pasionuar pas historisë bullgare, të cilët dëshirojnë të shëtisin nëpër rrugicat me kalldrëm dhe të mrekullohen nga arkitektura e saj e bukur e periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare.

Godina e shkollës më të vjetër klasike në Bullgari

Një nga ndërtesat më emblematike është ajo e shkollës së parë klasike në Bullgari për përgatitjen e mësuesve. Një nga nxënësit e parë të saj ishte poeti i shquar Petko Sllavejkov.

Kjo shkollë u themeluar në vitin 1843 nga Ivan Momçillov.

Kisha „Shën Nikolla“ – kisha më e vjetër në qytetin Elena

Kisha më e vjetër në qytetin Elena është “Shën Nikolla”, për të cilën ekzistojnë dokumente të shkruara që datojnë nga viti 1518. Në vitin 1800 ajo u shkatërrua nga osmanët, por u rindërtua përsëri vetëm për 40 ditë në vitin 1804.

Kisha „Fjetja e Shën Mërisë“, e ndërtuar në vitin 1838

Pranë saj ndodhet kisha madhështore “Fjetja e Hyjlindëses”, e ndërtuar tërësisht prej guri në vitin 1838.

Kulla e kambanores u ndërtua më vonë, në vitin 1912.

Kulla e sahatit, e ngritur në vitin 1812

Një tjetër atraksion i njohur në Elena është Kulla e Sahatit, e ndërtuar në vitin 1812 nga një mjeshtër i panjohur dhe që ngrihet në një lartësi prej 12.5 metrash.

Menjëherë pranë saj ndodhet edhe monumenti i gazetarit amerikan Januarius MacGahan, i cili luajti një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e mizorive gjatë shtypjes së Kryengritjes së Prillit të vitit 1876 dhe ishte një mbrojtës i zjarrtë i kauzës kombëtare bullgare.

Muzeu i Paleontologjisë

Një fakt interesant është se në Elena ndodhet edhe një Muze i Paleontologjisë, që është pjesë e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ai është i vendosur në Shtëpinë e Popnikollovit – një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit, që daton nga periudha e Rilindjes Kombëtare Bullgare.

Shkolla-monument „Illarion Makaripollski“, ndërtuar midis viteve 1925 dhe 1937

Galeria e Arteve Figurative

Monumenti i at Sava Katrafillov, pjesëmarrës në lëvizjen kombëtare çlirimtare bullgare

Vatra e Kulturës „Napredëk 1863“

Shtëpia e Petko Todorovit

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Rosica Petkova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Jagodina - platforma panoramike “Orllovo Oko”

Një pamje mahnitëse zbulohet nga platforma panoramike “Orllovo Oko” (Sy Shqiponjë) në malin Rodopa. Atraksioni i njohur është një platformë që ndodhet në një shkëmb mbi fshatin Jagodina, në një lartësi 1500 m mbi nivelin e detit...

botuar më 23-08-21 1.25.MD

Ne bregdet

Në kulmin e stinës së verës, pushimet më të dëshiruara janë në breg të detit, për të cilin pothuajse çdo familje bullgare përpiqet të ndajë kohë dhe para. Bregdeti bullgar i Detit të Zi ofron mundësi të ndryshme për pushim, aktivitete..

botuar më 23-07-28 3.20.MD
Ujëvara Skalovitec

Freski pranë ujëvarës

Në ditët e nxehta të verës, pjesët e poshtme të malit të Rillës ofrojnë freski dhe pamje të bukura për turistët. Nëse ndodheni në zonën e fshatit Kostenec, mund të bëni një shëtitje përgjatë Eko-Shtegut "Ujëvara e Skalovitecit" me gjatësi..

botuar më 23-07-20 12.22.MD